Për dy ditë Tirana u kthye në kryeqendrën e futbollit europian, duke pritur mijëra tifozë, për ndeshjen që u zhvillua për trofeun e Conference League, ndërmjet Romës dhe Feyenoordit. Lokalet në Tiranë u tejmbushën, ndërsa mijëra tifozë festonin në prag të ndeshjes. Për ekspertin e turizmit, Xhimi Lamaj, ndeshja e zhvilluar në Tiranë ishte një marketing i jashtë zakonshëm.
I ftuar në emisionin ‘Sot Live Shqipëri’, Lamaj tha se të gjitha hotelet në Durrës e në Tiranë ishin tërezervuara, ndërkohë që vlerësoi organizmin nga autoritet në lidhje me mbarvajtjen e rregullit. Çmimet sipas Lamajt, ishin normale.
'Ishte një marketing i pazëvendësueshëm për Shqipërinë, ishte super organizim dhe uroj që gjithë këto turistë që ishin të flasin diçka pozitive për Shqipërinë. Hoteleria ishte e tejmbushur. Hotelet e Durrësit e Tiranë ishin të gjitha të rezervuara. Unë mendoj se ne e kaluam s’i sprovë. Organizimi ishte spektakolare. Duke mos pasur një reputacion jo të mirë, panë një realitet krejt tjetër në vend. Dhe kjo do të ketë goxha impakt.'- tha Lamaj.
Lamaj tha se në muajt e verës pritet një dyndje e madhe turistësh në vend, ndërsa nënvizoi mungesën e stafit për strukturat hoteliere.
‘Në qershor korrik gusht pritet një dyndje masive. Urojmë që gjithë stafi të organizohen, sepse kemi dëgjuar shumë hotele e stafi kanë mungesë të theksuar stafeve, jo profesionale, thjesht stafe. Ka goxha kërkesë, të gjitha hotelet janë të rezervuara, shumë pak hotele mund të gjesh rezervim, Vijnë nga shqiptarët e Kosovës, Serbia Maqedonia e Evropës, gjithë Evropa lindorë. Tani kemi shumë chartera. Charterat loë cost kanë goxha prurje, tani është koha më e bukur për turizmin kulturor. Tani ka goxha.’- u shpreh Lamaj.
QE TE PRESESH NJE NUMER TE MADH TURISTESH,,,DUHEN NDERTUAR HOTELE TE MEDHENJ NE DURRES--SHENGJIN--VLORE--VELIPOJE QE TE PRESIN 1500-2000 VETA PERNJEHERESH,,,,DHE TE KENE PISHINA PARA DHE PARKING PER 1000 MAKINA MBRAPA....KETO DO SHQIPERIA JO LLAFE...PRISHNI PALLATET E KOTA NGA TEUTA GJER TEK PLEPAT NE DURRES, DHE NDERTONI ATY HOTELE TE MEDHA....KJO ESHTE ZGJIDHJA...
Përgjigju