Rumunët tentojnë të sulmojnë Edon Zhegrovën, zyrtari i Federatës ‘përleshet’ në mes të konferencës (VIDEO)

16 Nëntor, 09:26| Përditesimi: 16 Nëntor, 14:25

  • Share

Sherri mes lojtarëve të Kosovës dhe Rumanisë, që po zhvillohej në kuadër të Ligës së Kombeve nuk ka mjaftuar për këta të fundit. Rumunët kanë tentuar që të sulmojnë edhe Edon Zhegrovën pas anulimit të kësaj sfide.

Gjatë konferencës për shtyp në një prej ambientet e stadiumit, disa rumunë, ndër ta dhe gazetarë kanë tentuar t’i afrohen Edon Zhegrovës. Por ndërhyrja ka qenë e mënjeherëshme nga zyrtarët e Federatë së Futbollit të Kosovës.

Njëri prej personave që ka provokuar ishte dhe zyrtari rumun që kishte leje hyrje në të gjithë stadiumin

Është pikërisht ish-zyrtari, Taulant Hodaj që filloi përleshjen me rumunët, duke shtyrë një prej tyre. Më pas në këtë ‘valle’ u futën dhe presidenti Agim Ademi dhe zyrtari tjetër, Bajram Shala.

“Ai sulmoi lojtarët tanë. A është kjo mikpritje? Turp për ju! Ka mbaruar për ju!", dëgjohet të thotë Hodaj.

Pas kësaj Taulant Hodaj reagoi së bashku me menaxherin Bajram Shala, ndërsa Edon Zhegrova qëndronte afër presidentit të FFK-së, Agim Ademi.

“Nuk mundesh të flas me lojtarët tanë ashtu”, dëgjohet duke thënë Shala.

Pas kësaj Taulant Hodaj, Bajram Shala e Agim Ademi i dalin në mbrojtje yllit dardan.

Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës është ndërprerë nga huliganët rumunë. Përballja që po zhvillohej në kuadër të Ligës së Kombeve ishte duke u dominuar nga Dardanët.Por, lojtari i Rumanisë, Denis Alibec goditi kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmani, ndërsa gjyqtari u dha të dyve kartonë të verdhë, përkundër se ishte lojtari vendas që provokoi dhe goditi.


Lajmi kryesor:

Skandali në Rumani/ Kapiteni Rrahmani tërhoqi ekipin pas thirrjeve raciste antishqiptare: Kosova është Kosovë ose Shqipëri, kaq! UEFA të marrë masa, gjyqtari s’bëri asgjë (VIDEO)


Xh.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?