Çmimet e kripura të vendosura nga FSHF largojnë tifozët nga stadiumi, 'Air Albania' zbrazet në miqësoren me Estoninë (VIDEO)

13 Qershor 2022, 17:21| Përditesimi: 13 Qershor 2022, 21:07

  • Share

TIRANË- Në miqësoren Shqipëri-Estoni, ‘Air Albania’ është zbrazur totalisht nga tifozët. Për të parë ndeshjen janë rreth 1 mijë tifozë, nga 22 mijë kapacitete që ka stadiumi.

Barazimi me Islandën, humbja me Izraelin dhe paraqitja mjaft e dobët e kombëtares ishte një goditje e madhe për të gjithë dhe një dështim i stafit drejtues te FSHF. Kjo ka ndikuar edhe në marrëdhënien e krijuar mes FSHF-së dhe tifozëve.

Ndryshe nga hera e fundit ku biletat po shiteshin, këtë herë mbështetësit kuqezinj nuk kanë shkuar në stadium.  "Air Albania" është e zbrazur, kjo edhe për shkak të çmimeve të larta.

Kuqezinjtë në ‘Air Albania’, tre ditë pas humbjes 1-2 kundër Izrealit, kanë barazuar 0-0, duke zhgënjyer edhe ata pak të pranishëm që ishin në stadium. Në pjesën e parë rasti më i rrezikshëm ishte i Giacomo Vrionit, sulmuesit i cili krijoi iluzionin e golit, por topi i goditur shkoi pak mbi traversë. Në pjesën e dytë u aktivizuan Broja dhe Uzuni, por goditjet më kërcënuese erdhën nga Endri Çekiçi me goditje dënimi.

Në përfundim të 90 minutave trajneri Reja mund të justifikohet vetëm me formacionin që ishte i përbërë nga të rinjtë, pasi nga minuta e parë luajti në portë Selmani, në mbrojtje Mihaj, Veseli dhe Bajrami. Në mesfushë Çokaj, Ramadani, Çekiçi dhe nga krahët Hysaj e Hoxhallari. Sulmi u përbë nga Vrioni i cili mbështetej nga Seferi.

Ora 19:50
Miqësorja Shqipëri-Estoni, mbyllet ndeshja me rezultatin 0-0

Ndeshja miqësore Shqipëri-Estoni është mbyllur me rezultatin 0-0.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • A. N.: 14/06/2022 06:24

    Ta kete fajin lufta ne Ukraine per rritjen e biletave?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?