Sport

Ndeshja Shqipëri-Serbi, ish- futbollisti i Flamurtarit: Përballje e vështirë, lojtarët duhet të jenë të qetë psikologjikisht

6 Qershor, 18:06| Përditesimi: 6 Qershor, 18:26

  • Share

'Shqipëri-Serbi është një përballje e vështirë. Por futbollistët duhet të qëndrojmë jashtë tensionit dhe të jenë të qetë nga ana psikilogjike', ka thënë ish- futbollisti i Flamurtarit dhe kombëtares shqiptare Vasil Ruçi.

Ai e ka cilësuar të tillë këtë ndeshje, ndërsa sipas tij është një përballje që do vendos shumë për vendin e dytë në grup

Ruçi bën edhe një krahasim me përballjet që ka luajtur si futbollist në atë kohë, teksa pranon se ka shumë ndryshim, ndërsa lidhur me kombëtaren e vitit 2014 që luajti ndaj Serbisë, Ruci mendon se kjo kombëtare është më cilësore.

'Për mua është një ndeshje e vështirë sepse ka dy gjëra nuk është vetëm ana sportive por edhe ajo politike. Është një ngarkesë e madhe për futbollistët por të jenë të qetë që të arrijnë që të shfaqin veten', tha ai. 

Shqipëri-Serbi është një ndeshje me shumë rëndësi dhe interes, teksa do te luhet të shtunën në oren 20: 45.

 

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?