Albin Kurti

Kosova & Rajoni

Ndeshja Shqipëri-Serbi, Kurti: Barazimi na la të pakënaqur me rezultatin, por jo me kombëtaren! Do triumfojmë në fund të kualifikimeve

8 Qershor, 14:48| Përditesimi: 8 Qershor, 14:52

  • Share

Për ndeshjen e mbajtur mbrëmjen e së shtunës mes Shqipërisë dhe Serbisë, ka reaguar edhe Albin Kurti. Në një reagim në rrjete sociale, kryeministri në detyrë i Kosovës u shpreh se ekipi kuqezi e dominoi ndeshjen me serbët, dhe se me pak më shumë fat mund të kishte dalë fitues.

Ai shprehet optimist për vijimin e kualifikueseve, duke thënë se beson në suksesin e Shqipërisë.

“Pritjet ishin të mëdha, vëmendja gjithashtu! Me pak më shumë fat në fund të pjesës së parë, mund të kishim marrë të tri pikët nga ndeshja. Andaj, barazimi na la të pakënaqur me rezultatin, por jo me kombëtaren, e cila luajti më mirë se kundërshtari i saj. Në fund të këtyre kualifikimeve jemi të bindur se Shqipëria do të triumfojë.”, shkruan Kurti.

Postimi i Albin Kurtit 

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria barazoi me Serbinë, sa shanse ka për të shkuar në Botëror?