Sport

Ndeshja Shqipëri-Serbi/ Pronarët e lokaleve te stadiumi boshatisin ambientet pas urdhrit të Policisë: Po na bëhet dëm i madh ekonomik! (VIDEO)

3 Qershor, 20:48| Përditesimi: 3 Qershor, 21:02

  • Share

Ndeshja e datës 7 qershor (e shtunë) Shqipëri-Serbi në “Arenën Kombëtare”, e vlefshme për Eliminatoret e Botërorit 2026, ka rritur edhe masat e sigurisë nga ana e Policisë së Shtetit.

Për të parandaluar incidentet e mundshme, edhe pse në stadium nuk do ketë tifozë serbë, Policia e Tiranës ka ndërmarrë një plan masash të rrepta sigurie.

Një prej tyre është edhe boshatisja e bizneseve në ambientet e stadiumit.

Bizneset pranë “Arenës Kombëtare” ishin sot duke çmontuar rrethimet dhe tendat, pas kërkesës së Bashkisë Tiranë, IMT dhe Policisë, si pasojë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Disa prej administratorëve të bizneseve shprehen se po u bëhet një dëm financiar i pajustifikuar, si rrjedhojë se ekipi i Serbisë nuk do të ketë as tifozë prezent.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin për rinumërimin e kutive të Qarkut Tiranë?