Sport

Ndeshja Shqipëri-Serbi/ Tifozët kuqezi nga Kosova dhe Presheva e kthejnë pikën kufitare të Morinës në shesh feste! Thirrje ‘Shqipëri etnike, fitore!’

6 Qershor, 19:55| Përditesimi: 6 Qershor, 20:10

  • Share

Kukës- Një ditë para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë, Pika Kufitare në Morinë është shndërruar në një vend festimi.

Tifozët kuq e zi nga Kosova, së bashku me djemtë e Luginës së Preshevës, janë organizuar për të përkrahur kombëtaren shqiptare, përmes këngëve patriotike, thirrjeve "Shqipëri etnike" dhe "Fitore Shqipëri", duke krijuar një atmosferë elektrizuese në kufi.

"Kemi ardhur me zemër për kombëtaren. Sot jemi të gjithë bashkë. Shqipëria do fitojë!", tha një prej tyre.

Gjatë kesaj pasdites janë shtuar edhe më shumë tifozët kosovarë, të cilët kanë hyrë në Shqipëri për të ndjekur ndeshjen apo për të kaluar pushimet në bregdet. Ata janë të bindur për fitoren e kuqezinjve.

"Po shkoj në bregdet. Shpresoj të mos ketë provokime nga serbët. Unë parashikoj 2-1 për Shqipërinë", tha një tjetër.

Ndërkohë, ndër qytetarët që po kalonin kufirin kishte edhe jo tifozë që udhëtonin për arsye pune. Një prej tyre, nga Serbia, u shpreh se ndeshja pritet të jetë e barabartë.

"Të dy ekipet janë të forta. Mendoj se do dalë barazim, 1-1", tha qytetari serb.

Edhe një qytetar nga Kroacia që po udhëtonte drejt Shqipërisë, dha mendimin e tij:

"Shqipëria ka lojtarë të mirë. Mendoj se do fitojnë".

Ndryshe, fluksi i qytetarëve nga Kosova dhe vendet e rajonit drejt bregdetit shqiptar vazhdon të jetë i lartë. Shumë prej tyre do ta ndjekin ndeshjen në pikat e ngritura me ekrane gjigante, të vendosura në zona turistike dhe urbane.

A.Q/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?