TIRANË- Policia ka vënë në pranga 4 tifozë, pasi gjatë ndeshjes së zhvilluar pasditen e djeshme në stadiumin “Air Albania” hodhën flakadanë në fushë dhe pas përfundimit të saj ushtruan veprime të dhunshme, duke dëmtuar stolat e stadiumit.
Në pranga është vënë 24-vjeçari A.P, pasi gjatë intervistimit nga shërbimet e Policisë, fillimisht ka pohuar se nuk ka qenë i pranishëm në stadium gjatë zhvillimit të ndeshjes, por pas këqyrjes së pamjeve filmike, ka rezultuar se ka qenë pjesëmarrës dhe pasi ka hyrë në fushën ku zhvillohej ndeshja, ka goditur punonjësin e shërbimit të sigurisë.
Për "Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive" janë arrestuar edhe S. P., 19 vjeç, S. P., 28 vjeç dhe L. P., 18 vjeç.
Gjithashtu, u procedua penalisht shtetasi Xh. Z., 25 vjeç, për veprën penale "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik", pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për shoqërim.
Nga shërbimet e Policisë janë shoqëruar edhe disa shtetas të tjerë si të dyshuar se kanë kryer veprime të dhunshme gjatë aktivitetit sportiv, konkretisht: I. V.; D. I.; E. K.; H. T.; E. T.; E. L.; A. T.; M. M.; E. T.; A. M.; M. S.; R. Z.; G. A.; E. V., E. E. dhe K. Sh., të cilët pas marrjes së deklarimeve u lanë të lirë.
Ata gjatë ndeshjes Tirana-Partizani, kanë hedhur lëndë piroteknike në fushën ku zhvillohej ndeshja dhe pas përfundimit të saj, kanë dëmtuar stolat.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Komente
