Kryesocialisti Edi Rama ka zgjedhur ditën e sotme që për postimin e radhës në rrjetet e tij sociale, ku si çdo ditë jep një mesazh nëpërmjet një imazhi që lidhit me numrin pesë, të sjellë në vëmendje historinë e një sportisti.
Rama ka shpërndarë statusin ku shihet mesazhi i dërguar nga sportisti i ri i boksit Roxhers Muslia. Siç shihet në mesazh Muslia njofton, kryesocialistin Rama se është shpallur kampion bote në federatën më të madhe WBO.
Roxhersi i shkruan midis të tjerash kreut të qeverisë Rama se ‘ndeshja u mbyll në raundin e 5, si në 11 Maj’
VOTO 5
bashkë me Roxhersin, të cilit është kënaqësia ime t’i uroj nga zemra sukses të mëtejshëm në sportin e vështirë që ka zgjedhur dhe ta falenderoj përzemërsisht për mesazhin e tij shumë simpatik
Komente
