Edi Rama dhe mesazhi i kampionit të boksit Roxher Muslia

Politikë

‘Ndeshja u mbyll në raundin e 5, si në 11 Maj’/Rama poston mesazhin e kampionit shqiptar në boks: Të falenderoj

20 Prill, 14:28| Përditesimi: 20 Prill, 14:31

  • Share

Kryesocialisti Edi Rama ka zgjedhur ditën e sotme që për postimin e radhës në rrjetet e tij sociale, ku si çdo ditë jep një mesazh nëpërmjet një imazhi që lidhit me numrin pesë, të sjellë në vëmendje historinë e një sportisti.

Rama ka shpërndarë statusin ku shihet mesazhi i dërguar nga sportisti i ri i boksit Roxhers Muslia. Siç shihet në mesazh Muslia njofton, kryesocialistin Rama se është shpallur kampion bote në federatën më të madhe WBO.

Roxhersi i shkruan midis të tjerash kreut të qeverisë Rama se ‘ndeshja u mbyll në raundin e 5, si në 11 Maj’

VOTO 5

bashkë me Roxhersin, të cilit është kënaqësia ime t’i uroj nga zemra sukses të mëtejshëm në sportin e vështirë që ka zgjedhur dhe ta falenderoj përzemërsisht për mesazhin e tij shumë simpatik

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?