Alvaro Morata

Ndeshje e 'çmendur' me pesë gola, Morata dërgon Atleticon te suksesi në Ligën e Kampioneve (VIDEO)

4 Tetor 2023, 20:56| Përditesimi: 4 Tetor 2023, 20:58

  • Share

Në stadiumin "Metropolitan", Atletico Madrid fitoi 3-2 kundër Feyenoord-it për ndeshjen e dytë në grupin E të Champions League. Vendasit e Simeones e nisën ndeshjen keq, me Hermoson që shënoi në portën e tij pas shtatë minutash. Më pas Atletico shënoi me Moratën, para se Hancko të gjente golin te holandezët. Në fund (45+4), ishte Griezmann që shënoi për 2-2. Duhej minuta e 47-të e pjesës së dytë që Morata të shënonte për 3-2, për t'i dhënë tri pikë të tijve. Me këtë sukses  Atletico shkon në kuotën e katër pikëve për vendin e parë në grup, teksa Feyenoord me tre pikë mban vendin e dytë momental.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Milani 'pa busull' në Champions League, Newcastle turpëron PSG-në! Man. City mrekullohet nga Alvarez, Lazio fiton 'in-extremis'! Shënon Arbnor Muja


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?