Skuadra italiane

Sport

Ndeshje për jetë a vdekje, Italia kërkon tre pikët në transfertë kundër Polonisë

14 Tetor 2018, 13:32| Përditesimi: 14 Tetor 2018, 13:35

  • Share

Italia e Roberto Mancinit do të luajë sonte një sfidë për jetë a vdekje kundër Polonisë në Ligën e Kombeve. “Axurrët” pas dy ndeshjeve të para kanë grumbulluar vetëm 1 pikë, po aq sa Polonia dhe në rast disfate është e sigurtë që sezonin e ardhshëm të Ligës së Kombeve do të luanin jo më në Ligën A, por B.

Gjithsesi matematika i lejon katër herë kampionët e botës që të shpresojnë edhe për vendin e parë, pavarësisht se ky pozicion mbahet nga Portugalia me gjashtë pikë. Ndeshja do të luhet në qytezën e Hozhuv në stadiumin e Slaskit me një kapacitet prej 55 mijë vendesh.

Precedentët e mëparshëm mes këtyre dy skuadrave janë 15, me 5 fitore të Italisë, 3 të Polonisë dhe shtatë barazime, e fundit një muaj më parë në Dalara të Bolonjës. Në konferencën për shtyp trajneri i Italisë Mancini ka dashur të heqë presionin nga lojtarët duke deklaruar se edhe në rast humbje nuk do të ishte fundi i botës.

Nga minuta e parë për Italinë këtë sfidë pritet ta nis Lorenzo Insigne, i cili në mungesë të Balotelli-t dhe Bellotti-t do të udhëheqë majën e sulmit. Nga ana tjetër me mjaft interes pritet jo më Levandovski, por 23-vjeçari Piatek, i cili këtë fillim sezoni ka mrekulluar në “Seria A” duke shënuar 9 gola për Xhenoan në kampionat.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?