Bekim Balaj feston golin kundër Tiranës

Sport

Ndeshjet e fundit për vitin 2023, Superliga shqiptare në tre ditë (Kalendari)

19 Dhjetor 2023, 22:13| Përditesimi: 19 Dhjetor 2023, 22:12

  • Share

Superliga shqiptare e futbollit do zhvillojë fundjavën që vjen ndeshjet e fundit për vitin 2023. Programi i javës së 18-të është shpërndarë në tre ditë dhe në orare të ndryshme.

Gjithçka nis të premte në orën 17:00 ku luhen dy takime. Teuta pret Dinamon dhe Vllaznia luan me Skënderbeun. Të shtunë në 13:30 luhet Laçi - Kukësi. Të dielën në 13:30 në Rrogozhinë, Egnatia kampione e dimrit pret Tiranën, teksa në 17:00 luhet Partizani - Erzeni.

Pas javës së 17-të është Egnatia që kryeson renditjen me 37 pikë, ndjekur nga Partizani me 32 pikë, Tirana dhe Vllaznia me nga 23 pikë. Në fund Kukësi, Erzeni dhe Teuta.

Superliga, raundi 18-të:

E premte, 22 dhjetor 2023

17:00 Teuta - Dinamo

17:00 Vllaznia - Skënderbeu

E shtunë, 23 dhjetor 2023

13:30 Laçi - Kukësi

E dielë, 24 dhjetor 2023

13:30 Egnatia - Tirana

17:00 Partizani - Erzeni

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria barazoi me Serbinë, sa shanse ka për të shkuar në Botëror?