Dy futbollistët e Kombëtares Xhakomo Vrioni dhe Egzon Binaku kanë folur para mediave për sfidën me Jordaninë dhe Izrealin. Sulmuesi 19-vjeçar që aktivizohet me Venecian shprehet se do të kërkojë minuta në këto takime, ndërsa Binaku vë theksin te fitorja me Izrealin.
Ftesa më erdhi papritur, pasi kam zhvilluar vetëm një ndeshje me U-21. Nuk e besoja, por jam i lumtur. Kam luajtur me grup-moshat e Italisë më parë, por nuk më thirrën më. Më pas fola me prindërit dhe zgjodha fanellën kuqezi.
A do të luaj? Zgjedhjet i takojnë trajnerit, ndërsa unë do të mundohem të jap më të mirën në fushë, nëse më jepet mundësia. Qëllimi im është të luaj sa më shumë dhe të shënoj. Megjithatë, objektivi na kërkon që të jemi të gjithë bashkë, për të arritur sërish në Kampionatin Europian.
Sulmuesi im i preferuar është Sadiku, ndërsa me dëmtimin e tij, nga kombëtarja aktuale më pëlqen Balaj. Si tifoz e shoh kombëtaren shumë mirë. Me Izraelin ishte një ndeshje e bukur, ndërsa Skocia është një skuadër e fortë. Pastaj, atje ishte edhe ndeshje në transfertë. Ndeshja e kthimit me Izraelin do të jetë e vështirë. Shpresojmë të marrim një rezultat pozitiv. Me klubin tim shpresoj të iki sa më larg. Ëndërr kam të luaj për Interin.Xhakomo Vrioni, futbollist
Ndërsa mbrojtësi Egzon Binaku është shprehur se kundër Izraelit duhet të fitojmë.
Kundër Izrealit duhet të fitojmë. Atmosfera është e mirë, kemi lojtarë të mirë. Ndërsa stërvitjet akoma si kemi filluar. Herën e parë kemi humbur dhe s’kemi luajtur mirë, por ndeshjen e kthimit do luajmë ndryshe sepse ne e dimë se si luajnë ata.
Egzon Binaku, futbollist