Dy lojtarë të cilët grumbullohen për herë të parë i janë shtuar kombëtares në nisjen e sezonit të ri të Ligës së Kombeve. Trajneri Sylvinho, pjesë e 24 futbollistëve të cilët do nisin grumbullimin më 1 shtator në Tiranë, ka bërë mesfushorin Sebastjan Spahiu i cili luan në kampionatin Iranian me skuadrën e Mes Rafsanjan si dhe sulmuesin Agim Zeka, i cili është pjesë e Partizanit në Superligën tonë.
Befasi mund të konsiderohet lënia jashtë e portierit Etrit Berisha, i cili pasi ndërpreu kontratrën me Empolin është pa ekip, ndërsa katërkëndorin në dy ndeshjet e para të Ligës së Kombeve kundër Ukrainës fillimisht në transfertë me 7 shtator dhe kundër Gjeorgjisë më pas më 10 shtator në Air Albania, do ta mbrojë Thomas Strakosha, Alen Sherri si dhe Simon Simoni.
Në mbrojtje trajneri Sylvinho ka zgjedhur të grumbullojë Elseid Hysajn, Ivan balliun, Berat Gjimshitin, Marash Kumbullën, Mario Mitajn, Ardian Ismajlin, Enea Mihajn si dhe ka rikthyer Andi Hadrojn e Partizanit. Në mesfushë janë Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Nedim Bajrami, Qazim Laçi, Amir Abrashi, Medon Berisha, Jasir Asani, Arbër Hoxha dhe Sebastajn Spahiu. Jashtë listës vijon të mbetet Keidi Bare dhe Myrto Uzuni, dy futbollistë të cilët aktivizohen në La Ligën e dytë spanjolle.
Ndërkohë në sulm, edhe pse nuk kaloi vizitat mjeskësore me Ipsëich dhe nuk është më pjesë e ekipit të parë të Chelseas, është grumbulluar Armando Broja, por edhe Rey Manaj, Taualnt Seferi dhe Agim Zeka. Për dy ndeshjet e para në Ligën e Kombëve është lënë jashtë të grumbulluarve edhe Ernest Muçi, i cili shihej si e ardhmja në kombëtare.
Lista e plotë e të grumbulluarve