Fazës së grupeve të Champions i kanë mbetur edhe dy ndeshje për të ulur siparin. Bayern Mynih, Juventus dhe PSG janë ekipet e kualifikuara në 1/8 ndërsa Galatasaray, Genk dhe Lille nuk mund të arrijnë dot një nga dy vendet e para që të dërgojnë më tej dhe maksimumi mund të luftojnë për një vend në Europa League.
Por të shohim pak grupet një e nga një dhe të bëjmë llogaritë e të gjitha skuadrave për dy ndeshjet e mbetura.
Grupi A luan të martën ndeshjet Real-PSg dhe Galatasaray-Brugge
PSG: Është e kualifikuar dhe e mbyll e para në grup nëse nuk humbet ndaj Realit.
Real Madrid: Kalon më tej nëse mposht PSG-në ose nëse Club Brugge nuk fiton dot ndaj Galatasaray.
Club Brugge: E ka të pamundur të kualifikohet nëse nuk fiton ndaj Galatasaray ose nëse fiton Real Madrid. Nëse fiton Brugge dhe Real Madrid atëherë belgët konfirmohen në vendin e tretë.
Galatasaray: Nuk mund të përfundojë në dy vendet e para. Konfirmohet në vend të katërt nëse nuk fiton dot ndaj Brugge.
Grupi B luan të martën sfidat Crvena Zvezda-Bayern Mynih dhe Tottenham-Olympiacos.
Bayern Mynih: Siguron vendin e parë në grup nëse fiton ndaj Crvena Zvezda ose nëse Tottenham nuk fiton ndaj Olympiacos.
Tottenham Hotspurs: Do të kualifikohet me një fitore ose edhe me barazim nëse Crvena Zvezda nuk mposht dot Bayernin.
Crvena Zvezda: Nuk mund të kualifikohet më tej nëse nuk e mposht Bayernin ose nëse Tottenham mund Olympiacos.Crvena Zvezda mund të konfirmohet në vendin e tretë nëse fiton dhe nëse Olympiacos nuk mposht Tottenhamin.
Olympiacos: E ka të pamundur të përfundojë në dy vendet e para nëse nuk mposht Tottenham. Grekët mbeten në vend të fundit nëse nuk e fitojnë ndeshjen e radhës dhe Crvena Zvezda fiton ndaj Bayernit.
Grupi C i Champions luan të martën duelet Atalanta-Dinamo Zagreb dhe Manchester City-Shakhtar Donetsk.
Manchester City: Kualifikohet më tej edhe nëse dështon të mposht Shakhtarin nëse Dinamo Zagreb barazon me Atalantën. Do konfirmohet në vend të parë nëse fiton me ukrainasit ose nëse Dinamo nuk e fiton dot ndeshjen e radhës.
Shakhtar Donetsk: Kalon më tej nëse mposht Cityn dhe Dinamo humbet me Atalantën.
Dinamo Zagreb: E ka të pamundur që të përfundojë në dy vendet e para nëse mposhtet nga Atalanta dhe Shakhtari fiton ndaj Cityt.
Atalanta : Nuk kualifikohet dot nëse nuk mposht Dinamo Zagrebin. Mbetet në vendin e katërt nëse humbet ndaj kroatëve ose nëse barazon dhe Shakhtar eviton humbjen.
Grupi D të martën luan supersfidën Juventus-Atletico Madrid dhe ndeshjen Lokomotiva e Moskës-Bayer Leverkusen.
Juventusi: I kualifikuar. Mban vendin e parë nëse mposht Atletico Madrid.
Atletico Madrid: Kualifikohet nëse fiton ose nëse dy ndeshjet dalin në barazim.
Lokomotiva e Moskës: Do e këtë të pamundur të përfundojë në dy vendet e para nëse nuk fiton ndaj Leverkusen. Konfirmohet në vendin e tretë nëse fiton ndeshjen e saj dhe po ashtu fiton edhe Atletico.
Bayer Leverkusen: Nuk ka shanse të kalojë më tej nëse nuk mposht Lokomotovën në Moskë.Do të mbetet në vend të katërt nëse humbet ndeshjen e radhës.