Interpol, foto ilustruese

Ndeshjet e trukuara në Superligën e Kosovës, 'në lojë' futet edhe Interpoli

7 Mars 2023, 18:10| Përditesimi: 7 Mars 2023, 18:14

  • Share

Në 23 shkurt "Le Figaro" në Francë bënte me dije se katër ndeshje në Superligën e Kosovës ishin dyshuar si të trukuara dhe grupe kriminale në Kosovë dhe Francë kishin përfituar shuma të konsiderueshme. Tanimë edhe Interpol (Organizata Ndërkombëtare që heton krimet) e ka përfshirë këtë ndodhi në buletinin e saj mujor në "Integritetin për Sportin".

"Një skandal me trukime ndeshjesh tronditi kampionatin e Kosovës në futboll. Bastvënësit ishin të bazuar në Kosovë dhe Francë, ndërsa aktiviteti i tyre i organizuar kriminial ishte hetuar për gati një vit”, njofton Interpol.

Në median franceze u përfol se katër ndeshje të Llapit në elitën e Kosovës ishin të dyshuara si të trukuara. Tanimë situata është bërë serioze për klubin nga Llapi, me Interpolin që është futur në lojë.

"Hetimi bëri të mundur kthimin e “anëtarëve të një rrethi të gjerë familjar të vendosur si në Francë ashtu edhe në Kosovë”, të dyshuar se kishin marrë pjesë “në manipulimin e rezultateve të disa ndeshjeve për të garantuar fitime të konsiderueshme gjatë basteve në rezultate të këtyre ndeshjeve, të njohura paraprakisht", thuhej në lajmin e "Le Figaro".

Njoftimi i Interpolit

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?