Trajneri i Italisë, Gennaro Gattuso ka thirrur 27 lojtarë për dy ndeshjet e tetorit kundër Estonisë dhe Izraelit.
Mesfushori i Fiorentinës, Hans Nicolussi Caviglia, dhe sulmuesi i Bolognas, Nicolo Cambiaghi, kanë marrë thirrjet e tyre të para në ekipin kombëtar.
Në skuadër ndërkohë janë kthyer Mateo Gabia dhe Brian Cristante, që mungonte nga viti i kaluar. Pritej një ftesë për Chiesan, megjithatë Gattuso nuk e ka parë si momentin e përshtatshëm. Kështu Italia do vazhdojë rrugëtimin me synimin Botërorin 2026.
Të shtunën, më 11 tetor, “të Kaltërit” do të vizitojë Estoninë në Talin, përpara se të presin Izraelin të martën, më 14 tetor, në Udine, në 'Stadio Friuli'.
Lista:
Portierë: Marco Carnesecchi (Atalanta), Gianluigi Donnarumma (Manchester City), Alex Meret (Napoli), Guglielmo Vicario (Tottenham)
Mbrojtës: Alessandro Bastoni (Inter), Riçardo Calafiori (Arsenal), Andrea Cambiaso (Juventus), Diego Coppola (Brighton & Hove Albion), Giovanni Di Lorenzo (Napoli), Federico Dimarco (Inter), Matteo Gabbia (Milan), Gianluca Mancini (Roma), Destiny Udogie (Tottenham);
Mesfushorë: Nicolò Barella (Inter), Bryan Cristante (Roma), Davide Frattesi (Inter), Manuel Locatelli (Juventus), Hans Nicolussi Caviglia (Fiorentina), Sandro Tonali (Neëcastle);
Sulmues: Nicolò Cambiaghi (Bologna), Francesco Pio Esposito (Inter), Moise Kean (Fiorentina), Riçardo Orsolini (Bologna), Matteo Politano (Napoli), Giacomo Raspadori (Atletico Madrid), Mateo Retegui (Al-Qadsiah), Mattia Zaccagni (Lazio)
Komente
