Lulzim Basha dhe deputetët Salianji e Alibeaj gjatë publikimit të audiopërgjimit

Ndëshkimi real që PD po merr nga “Babalizimi”

6 Tetor 2018, 20:25| Përditesimi: 6 Tetor 2018, 23:56

  • Share

Zbardhja nga Prokuroria e dosjes “Babale” dhe caktimi i masave të sigurisë për personazhet që kanë aktruar në “Kinostudion” e SHQUP, është operacioni i parë juridik në Shqipëri kundër një fabrike “Fake News”, për qëllime politike. Nuk ja vlen tani të portretizojmë “Babalen” apo kunatin e tij, pasi ata janë njerëz në hall, që dalin në mëngjes në rrugë të përdoren apo shfrytëzohen nga çdokush në shkëmbim të parave.

Ajo që është e rëndë në këtë histori, është niveli ku kanë rënë idetë e luftës politike të opozitës në Shqipëri, dhe mënyra se si me ardhjen e Bashës në krye të saj, çdo post, që nga ai i politikanit, deri tek ai i militantit, u bë shërbim me pagesë. Fjala vjen, operacioni “Babale” në gjithë Shqipërinë tashmë mund të shkaktojë humor, por në Vlorë, tek Partia Demokratike dhe demokratët që e njohin, natyrisht që shkakton dramë.

Shkakton dramë, pasi ata janë vlonjatë, ashtu si dhe socialistët, dhe kur kupton se Lulzim Basha ka pasur më shumë besim të përdorë një njeri rrugësh si “Babalia”, se sa të mobilizojë një demokrat normal të Vlorës, atëhere natyrisht që ndjehet i fyer.

“Babalizimi” i PD nuk ka të bëjë me fenomenin e  prodhimit të një skenari fallco. Ai është më i gjerë se kaq. “Babalizimi” ka të bëjë me përdorimin e njerëzve ordinerë dhe të pashpresë, për qëllime politike.

Dhe ky është dëmi më i madh që ky fenomen i bën vetë PD-së. Tashmë brenda PD, demokratët e thjeshtë, ata që nuk duan karrierë apo poste, por që duan të jenë të respektuar si militantë, ndjejnë papritur se vullnetarizmi është zëvendësuar me mercenarizëm, se idealistët janë zëvendësuar me aktorë të paguar dhe se lidershipi i PD beson më shumë në filma të prodhuar në SHQUP, se sa në realitetin e së përditshmes sonë.

Kjo vret çdo shpresë, pasi e vret PD-në pikërisht aty ku ajo ka fuqinë e saj më të madhe, tek militantët. Një militant i PD nuk i kërkon asgjë asaj, përveçse i jep, dhe kur konstaton se ai është i padobishëm, pasi në vend të tij, mund të gjesh një tip si “Babalia” dhe të bësh filma me të kundrejt pagesës. Dhe natyrisht që militanti ndjehet i tepërt dhe i padobishëm.

Nga ana tjetër, kur një militanat i PD shikon se kryetari i partisë nuk gjen dot asnjë arsye tek realiteti i hidhur për të mobilizuar njerëzit në opozitë, por i duhet të inskenojë, atëhere kupton se është dhe pa kryetar partie. Ndaj “Babalizimi” i PD, nuk po prodhon vetëm disa dosje juridike dhe po i jep një shuplakë “fabrikës” më të madhe të “Fake News” në Shqipëri, që është godina e SHQUP. “Babalizimi” në fakt po dërmon motivet politike brenda PD, dhe ka fyer ndërkohë, ata që i janë përkushtuar PD, jo kundrejt pagesës, si në shtëpitë publike,  por për besimin që ata kanë.

“Babalizimi” i sendërtuar në këtë formë, është në fakt produkt i “Babalizimit” në krye të PD, i mënyrës se si drejtuesit politik të PD, që përfaqësonin strukturat e partisë, u zëvendësuan me njerëz që i blenë ato vende, i mënyrës, se si deputetë veteranë të PD, u zëvendësuan me deputetët që paguan për ato vende.

Tani dhe militantët po zvënedësohen me aktorë të paguar. Dhe ky është ndëshkimi më i madh që po merr PD nga “Babalizimi” i saj. Ndëshkimet juridike nuk do kenë shumë vlerë, për të mos thënë që Salianjit, mund t’i dalë për mbarë qelia./TemA/

Komento

Komente

  • Erik: 06/10/2018 21:24

    Militanti ngelet militant o Baze, as nuk deshperohet e as ligeshtohet nga marifetet e kryetarit. Jane burra me nje hale' shkolle dhe perseri besojne se Babalja nuk eshte inskenim, lere ate te pashkollin qe partia e ka ushte ne dore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?