Ndezën kryeqytetin pas fitimit të titullit, Meta uron Tiranën: Ekip me tifozë të mrekullueshëm (VIDEO)

20 Korrik 2020, 08:40| Përditesimi: 20 Korrik 2020, 09:09

  • Share

Presidenti Ilir Meta me anë të një video ka uruar ekipin e Tiranës që pas 11 vitesh u shpall kampion i Superligës, me titullin numër 25 në historinë e tyre. Meta ka shpërndarë videon e mbrëmshme të tifozëve të Tiranës që pas sigurimit të titullit u mblodhën në sheshin 'Nënë Tereza' për të festuar së bashku edhe pse diçka e tillë nuk lejohet, për shkak të pandemisë.

Në urimin e tij Meta thotë se ky ekip e meritoi diçka të tillë edhe falë tifozëve të mrekullueshëm, të cilët mbrëm ndezën kryeqytetin.

"Shumë urime TIRONËS, ekipit KAMPION dhe të gjithë tifozëve të mrekullueshëm bardhë e blu, të cilët i përshëndes me këto pamje fantastike nga festa e mbrëmshme që ndriçoi të gjithë kryeqytetin.
Titulli KAMPION, plotësisht i merituar, i shton hijeshinë 100-vjetorit të Tironës kryeqytet!
Ashtu siç me të drejtë i madhi Kasem Hallulli e përjetësoi në këngë:
"O Tiron Tirona,
Ti do të jesh KAMPIONIA"

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • doci: 20/07/2020 13:28

    Kur u bo me tironen Like floriri, cuni i komisarit.... Cfardo qe te bohesh katunar do te mbetesh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?