Foto ilustruese

Ndezën zjarr në tokat e tyre, por situata u doli jashtë kontrolli! Vihen nën hetim dy 'piromanët' në Elbasan

29 Shtator 2023, 13:32| Përditesimi: 29 Shtator 2023, 13:34

  • Share

Dy persona janë vënë nën hetim nga Policia e Elbasanit, pasi ndezën zjarr në tokat e tyre, por situata u doli jashtë kontrollit duke përfshirë nga flakët tokat përreth.

 Z. B., 57 vjeçe, banuese në fshatin Proger dhe S. P. janë vënë nën hetim në gjendje të lirë.

Në rastin e  57-vjeçares, e cila akuzohet për shkatërrim të pronës me zjarr, flakët u përhapën në sipërfaqe toke me shkurre, pasi kishte ndezur zjarr për djegien e disa barishteve në tokën e saj.

Ndërsa S. P., akuzohet për shkatërrim të pronës nga pakujdesia, pasi dyshohet se aksidentalisht ka shkaktuar zjarr nga përhapja e të cilit është djegur kasollja e bagëtive të fqinjit të saj.    

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?