Ndezën zjarre në Manzë e Kavajë dhe dogjën dhjetëra dynym tokë! Arrestohen dy zjarrvënës, dy të tjerë nën hetim

4 Tetor 2023, 11:03| Përditesimi: 4 Tetor 2023, 11:11

  • Share

Dy persona janë vënë në pranga në Manzë dhe Kavajë, si përgjegjës për dy zjarre që shkaktuan djegien e rreth 11 dynymëve tokë arë. Ndërsa dy të tjerë janë vënë nën hetim.

Njoftimi i policisë:

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë dhe ato të Komisariatit të Policisë Kavajë, sapo janë njoftuar për 4 vatra zjarri në fshatrat Hamallaj, Agonas dhe Bago, janë nisur menjëherë në drejtim të këtyre fshatrave, bashkë me shërbimet zjarrfikëse.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale janë identifikuar të 4 autorët e këtyre zjarrvënieve.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë arrestuan në flagrancë shtetasit H. X., 69 vjeç dhe A. V., 49 vjeç, të dy banues në fshatin Hamallaj, pasi kanë ndezur zjarre për djegien e disa mbeturinave, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur rreth 10 dynym tokë arë, në pronësi të 2 shtetasve të tjerë.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Xh. Ç., 60 vjeç dhe E. B., 61 vjeç, të dy banues në Kavajë, pasi kanë ndezur zjarre për djegien e disa mbeturinave, në fshatrat Agonas dhe Bago, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur rreth 1.4 dynym tokë arë dhe tokë e mbjellë me ullinj, në pronësi të shtetasve të tjerë”, njofton policia.

Lajmi në përditësim...

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?