Foto ilustruese

Ndezi zjarr dhe i doli nga kontrolli, vihet në pranga 65 vjeçari që dogji ullinjtë e fqinjit në Pezë

9 Shtator 2020, 10:24| Përditesimi: 9 Shtator 2020, 10:40

  • Share

TIRANË- Arrestohet në flagrancë një 65-vjeçar, si autor i dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme.

Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Roshje, në Pezë kishte rënë zjarr dhe për pasojë ishte djegur një sipërfaqe e konsiderueshme ullishtesh, u kap në flagrancë 65 vjeçari me iniciale A. U., banues në Pezë.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se ky shtetas kishte ndezur një zjarr në pronën e tij, i cili i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë janë dëmtuar ullinjtë që ndodheshin në kufi me pronën e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?