Ndezi zjarr në tokën e tij, flakët pushtuan fshatin duke djegur kullota e ullinj, arrestohet kryeplaku në Berat

21 Gusht 2020, 08:45| Përditesimi: 21 Gusht 2020, 08:46

  • Share

Arrestohet kryeplaku i fshatit Skrevan në Berat për zjarrëvënie. Policia njofton se pas sinjalizimit se në fshatin Skrevan një person kishte vënë zjarr dhe flakët kishin dalë nga kontrolli, duke avancuar dhe duke përfshirë sipërfaqe të madhe kullosore si dhe qindra rrënjë ullinj kanë identifikuar dhe arrestuar autorin me inicialet, L. I. me detyrë kryeplak i fshatit.

Sipas policisë, ai kishte ndezur zjarr në tokën e tij në fshatin Skrevan dhe si pasojë e erës së fortë  zjarri ka avancuar më tej deri në fshatin Slanic, Ura Vajgurore dhe për pasojë janë djegur rreth 500 rrënjë ullinj dhe rreth 30 ha sipërfaqe kullosore dhe me pemëtari të ndryshme pyjore dhe frutore.

Kryeplaku akuzohet për shkatërrim me zjarr të pyjeve. Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon të gjithë banorët dhe për barinjtë që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie.

Komento

Komente

  • Iris: 21/08/2020 23:03

    Pronaret e ullishteve,frutoreve ,kushdo qe te jete shteti ose individe duhet ta hedhin ne gjyq per demshperblim te pronave te djegura!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?