Puna në nënstacionin elektrik

Kronikë

Tiranë/ U dëmtua nga zjarri i rënë një ditë më parë, vendoset në funksion të plotë nënstacioni elektrik në Ibë

26 Korrik, 12:33| Përditesimi: 26 Korrik, 17:37

  • Share

Pas 16 orësh punë, vihet sërish në funksion të plotë nënstacioni elektrik në Ibë, që u dëmtua një ditë më parë nga zjarri. Brigadat e Tensionit të Lartë të OSSH, në bashkëpunim me OST, kanë kryer zëvendësimin e pajisjeve të dëmtuara, përfshirë transformatorin e fuqisë dhe komponentët e tjerë teknikë.

OSHEE sqaron se banorët e Baldushkut, Ibës dhe Bërzhitës janë furnizuar normalisht me energji brenda dy orëve pas dëmtimit, si rrjedhojë e lidhjeve në unazë me fidera të tjerë që dalin nga nënstacioni i Farkës.

"Gjatë gjithë natës janë kryer me shpejtësi zëvendesimi i të gjitha paisjeve të dëmtuara, si transformatori i fuqisë, transformatorët e rrymës, tensionit, kabllot dhe urat kabllore, terminalet etj.  Pavarësisht punimeve, sqarojmë se banorët e zonave si Baldushk, Ibë, Bërzhitë, etj, janë furnizuar normalisht me energji elektrike brenda dy orëve nga dëmtimi i transformatorit, si rrjedhojë e lidhjeve në unazë me fidera të tjerë që dalin nga nënstacioni Farkë. Ndërkohë, prej orës 00:00 nuk ka patur asnjë fider të nënstacionit Ibë pa energji, pasi iu është dhënë tension nga fiderat unazorë që dalin nga nënstacioni i Farkës.", njofton OSHEE. 

Zjarri ra pasditen e së premtes.
 

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Lirim me kusht pas 35 vitesh për të dënuarit përjetë, si e vlerësoni?