Foto ilustruese

Tiranë/ U vuri shkrepësen mbeturinave në Kashar, zjarri djeg sipërfaqe me ullinj dhe bimësi, arrestohet 55-vjeçari

23 Shtator 2023, 22:19| Përditesimi: 24 Shtator 2023, 02:14

  • Share

Policia e Tiranës ka identifikuar dhe arrestuar një 55-vjeçar që ndezi zjarr për djegien e mbeturinave në Kashar por flakët u përhapën nga era, duke djegur një sipërfaqe toke me ullinj dhe bimë të ndryshme.

"Ndezi zjarr për djegien e mbeturinave në Kashar, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve nga era, zjarri u përhap dhe dogji një sipërfaqe toke me ullinj dhe bimë të ndryshme, Policia identifikon dhe vë në pranga autorin e zjarrvënies. Strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Kashar, ka rënë zjarr, kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin në Komisariat të autorit të dyshuar të zjarrvënies. Në vijim të veprimeve u arrestua shtetasi O. M., 55 vjeç, banues në Kashar, i cili ditën e sotme ka ndezur zjarr për të djegur mbeturinat në tokën e tij, dhe zjarri ka dalë jashtë kontrollit e si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me ullinj dhe bimë të ndryshme", njofton policia.

Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërive, duke iu garantuar anonimat dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?