Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat por flakët arritën tek toka e fqinjit, arrestohet 50-vjeçari në Durrës

5 Gusht 2023, 13:24| Përditesimi: 5 Gusht 2023, 13:35

  • Share

Një 50-vjeçar është vënën në pranga për zjarrvënie, pasi duke djegur mbeturinat flakët kanë kaluar në tokën e fqinjit të tij.

Pas marrjes së njoftimit se një banor i lagjes nr.8, kishte ndezur zjarr, i cili ishte përhapur dhe poo digjte tokat përreth, shërbimet e Policisë Durrës kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të zjarrvënësit.

Në pranga ka rënë Arjan Dani, 50 vjeç, banues në Durrës.

Mësohet se i arrestuari kishte ndezur zjarr për djegien e disa mbeturinave, dhe për shkak të përhapjes së flakëve, u dogj një sipërfaqe toke në afërsi, në pronësi të një shtetasi tjetër.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe për procedimin penal të shtetasve përgjegjës.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?