Shëndeti

Ndezja e këmbëve, çfarë po na tregon trupi? Nga shkaqet tek trajtimet më të mira natyrale nga Ylli Merja

9 Qershor, 16:03| Përditesimi: 9 Qershor, 16:07

  • Share

Ndjesia e djegies ose "ndezjes" në këmbë është një simptomë që mund të shfaqet nga lodhja e përditshme, por edhe si shenjë paralajmëruese për probleme më të thella në trupin tonë. Kjo ndjesi mund të jetë e përkohshme ose kronike, dhe shpesh e shoqëruar me mpirje, pickime apo ngërçe. Në emisionin "Rreze Dielli" në Report TV me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja tregojmë shkaktarët kryesorë, analizat që rekomandohen, si dhe trajtimet më efektive alternative dhe natyrale.

Sipas Merjas, shkaqet kryesore të ndezjes së këmbëve janë:

- Shkaqe neurologjike: Neuropatia periferike nga diabeti ose alkooli; Mungesa e vitaminave B1, B6, B12; Skleroza multiple që dëmton shtresën mbrojtëse të nervave duke shkaktuar djegie ndonjëherë me ngërçe muskulare; Ngushtimi i tunelit tarsal që kompreson nervat në kyçin e këmbës

- Shkaqe metabolike dhe sistemike: Mos funksionimi i mirë i veshkave, grumbullohen toksina në këmbë, rritja e acidit urik në gjak, kur azoti dhe kreatina nuk eliminohen nga veshkat jep ndezje dhe fryrje të këmbëve; Çrregulime të mëlçisë ndikojnë në metabolizmin e nervave; Hipertiroidizmi shfaqet me ngadalësim të metabolizmit mund të shkaktojë ndezje ose dhimbje të këmbëve; Infeksionet virale të mëlçisë mund të nxisin neuropati periferike

- Probleme vaskulare dhe të qarkullimit të gjakut: Qarkullimi i dobët i gjakut, insufiçenza venoze mund të japë ndjesi ndezje ose dhimbje në këmbë, sidomos më shumë në mbrëmje ose natën; Tromboza venoze e thellë, rrallë jep djegie më shumë jep dhimbje; Tensioni mbi normë ndikon në mikrocirkulimin e këmbëve, ditën i bën këmbët të ftohta, natën të nxehta

- Shkaqe toksike: alkooli; kimikatet industriale si arseniku, mërkuri, etj; disa medikamente farmaceutike

- Faktorët lokale si kepucë të ngushta, këpucë me taka; kërpudhat në këmbë japin ndezje; lodhja fizike mbingarkesa e tepërt ditore; ankthi kronik dhe stresi mund të japin ndjesi pickimi, djegie, nxehtësi të pashpjegueshme.

Analizat që rekomandohen për ndezjen e këmbëve janë: Glicemia esëll dhe Diabeti; Vitamina B8 dhe B12; Funksioni i Tiroides TSH; Funksioni i veshkave, azotemia dhe kreatinemia; Analizat e mëlçisë; Elektromiografia (EMG) për të vlerësuar dëmtimet nervore; Kontroll i elektroliteve: kalcium, kalium, natrium, magnez; GFR koeficienti i filtrimit glomerular, përcakton fazën e sëmundjes renale.

Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja tregon trajtimet alternative më efektive, nga bimët mjekësore, teknikat relaksuese, deri te ndryshimet në stilin e jetesës që mund të sjellin lehtësim natyral pa efekte anësore.

“Hapi i parë i trajtimit nis me diagnostifikimin e shkakut dhe më pas me trajtimin e tij”, nënvizon Merja, duke vijuar me trajtimin e përgjithshëm alternativ.

- Vitamina B1, B6, B12 çojnë në rigjenerimin e nervave periferike

- Citrat magnezi relakson nervat dhe muskujt, merret në darkë

- Boronica e kuqe ose e zezë si anti-inflamator për traktin urinar

- Kurkuminë shafran indie ul inflamacionin dhe mbron nervat e dëmtuar

- Çajrat bimore si hithra, majdanozi, trëndafili i egër, bari i bletës, lulja e murrizit, mëndra e butë

-Vajrat esenciale të rozmarinës, dëllinjës, livandos relaksojnë nervat, përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe sistemin urinar

Menu ditore për ndezjet dhe dhimbjen e këmbëve

- Në mëngjes pini një çaj me hithra ose trëndafil të egër ose çaj Reumer 4-5 lugë gjelle, 2 dorë murriz lule, 1 lugë gjelle mendër. Zieni 2 minuta në 1 litër ujë, nga ky çaj pini 3-4 gota në ditë para buke

- Lyeni këmbët me vaj basani 1 lugë çaji dhe 4-5 pika vaj rozmarine ose me vajin Reumer. Masazhoni këmbët dhe mbajini lart 15-20 minuta

- Në drekë shtoni në gjellë 1 luge kafeje shafran, majdanoz ose mender. Pini 1 gotë çaj para buke

- Në darkë vendosini këmbët në ujë të ftohtë rreth 5 litra, hidhni në ujë 1 lugë supe sodë dhe 1 lugë supe kripë. Masazhoni këmbët në ujë për 10-15 minuta. Lyeni këmbët me vajin ose kremin Reumer dhe mbajini lart në një kënd 60 gradë për 15 minuta.

Në fund të bisedës Merja dha dhe disa këshilla për të gjithë personat që vuajnë nga kjo problematikë: Reduktoni proteinat shtazore dhe kripën; Përdorni kurkumën, shafranin e Indisë në përditshmërinë tuaj; Bëni masazhe të shputës së këmbëve pas larjes me ujë të ftohtë, 2 herë në ditë nga 15-20 minuta; Bëni aktivitet fizik, ecje 30 minuta në ditë; Monitoroni herë pas here GFR, të mos dalë nën 60 ml/min.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si iu duket situata e trafikut në vend?