Këngëtarja Sia

'Ndihem e pasigurt', këngëtarja Sia rrëfen betejat me pamjen e saj dhe zbulon ndryshimin e radhës

12 Dhjetor 2023, 10:30
  • Share

Këngëtarja me famë botërore Sia, e cila gjithmonë është quajtur si femër e veçantë për shkak të pamjes së saj, së fundmi zbuloi për miliona fansa të saj se i është nënshtruar liposuksionit.

Përmes një postimi në Twitter, këngëtarja 47-vjeçare ka shkruar se ndihet e pasigurt si gjithë të tjerët dhe ka shpjeguar pse ka vendosur të vazhdojë me këtë operacion.

“Më duhej të merrja një ilaç që më bëri të shtoja shumë peshë, të cilën nuk mund ta humbas me ushtrime ose me ilaçe për tiroiden, kështu që sot shkova për liposuksion. Ju lutem, dijeni se unë jam kaq me fat që kam burimet për të ndryshuar pamjen time dhe se kur të më shihni përsëri duke u dukur si një dhelpër e çmendur, dua që ju të dini se kjo nuk erdhi nga dieta dhe ushtrimet. Dua të jem e sinqertë për çdo gjë që bëj, në mënyrë që të mos kontribuoj në sistemin që na thotë se nuk mjaftojmë. Unë jam e pasigurt si shumica e njerëzve dhe të qenit përballë një publiku më jep ankth, ndaj bëra zgjedhjen të ndryshoja pamjen time për të pasur besim tek vetja. Lutuni për mua ju lutem! Ju dua”, ka shkruar Sia.

Në shumicën e paraqitjeve të saj publike, këngëtarja e fsheh fytyrën e saj nën paruke të mëdha. Këngëtarja me origjinë australiane zbuloi disa muaj më parë se i është nënshtruar një tërheqjeje të fytyrës.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?