Bill Gates

Bill Gates me vaksinën anti-COVID, ndan foton për të gjithë: Ndihem për mrekulli

23 Janar 2021, 08:13| Përditesimi: 23 Janar 2021, 10:11

  • Share

Themeluesi i kompanisë Microsoft, miliarderi dhe filantropi Bill Gates ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID.

Lajmin e bën me dijen vetë ai përmes një postimi në rrjete sociale, ku Gates ka theksuar se ndihet për mrekulli duke falënderuar të gjithë shkencëtarët, pjesëmarrësit në hulumtime, ekipin rregullator dhe punonjësit shëndetësorë “që e kanë sjellë deri te ky moment”.

“Një nga përparësitë e të qenit 65-vjeç është që i përmbush kushtet për vaksinën kundër COVID-19. Kam marrë dozën time të parë këtë javë, dhe ndihem mirë. Faleminderit të gjithë shkencëtarëve, pjesëmarrësve në prova, rregullatorëve dhe punonjësve të vijës së parë të kujdesit shëndetësor që na çuan në këtë pikë”, ka shkruar Gates krahas fotografisë ku shihet duke u vaksinuar.

Në foton që ka ndarë në rrjete sociale ai shihet i maskuar dhe me mëngë të përveshur. Megjithatë ai nuk ka zbuluar se cilën vaksinë kundër COVID-19 e ka bërë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?