Pasi qëndruan tre muaj në shtëpi, nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme janë rikthyer të gjithë në bankat e shkollës. Ata e kanë mirëpritur vendimin e Komitetit të Ekspertëve, pasi mësimi online ka krijuar mjaft boshllëqe në mësime. Ndjekim intervistat e realizuara sot në gjimnazin "Janaq Kilica" në Fier.
“Na kishte munguar. U rikthyem. Ndihemi më mire”, tha një nxënëse.
“Ndihemi më të çlirët. Mësimi është më i rregullt. Mësojmë më shumë. Gjithçka është më e qartë”, u shpreh një tjetër”, tha një tjetër.
“U rikthyem në bankat e shkollës pas një tre mujori që ishim online. Jemi rikthyer të gjithë. Mësimi bëhet me dy turne dhe respektojmë masat e COVID. 16 nxënës është klasa ime. Krahasim me online është më mirë, pasi jemi më pranë mësuesve dhe mësimi shpjegohet më mirë dhe më i saktë”, tregoi një tjetër.
Gazetari: Keni vështirësi që në pak orë i bëni të gjitha lëndët?
‘Vështirësi ka, por me mundim nga ana jonë dhe e mësuesve mundohemi që të ja dalim”, përfundoi nxënësja.
Lajmi kryesor:
Nxënësit nga sot rikthehen në klasa, drejtoresha e shkollës 'Edith Durham': Vendimi ishte i duhur, mësimi nën masat antiCOVID
M.Q.//ReportTv.al