Turistët e huaj, numri i të cilëve është shtuar ndjeshëm, vlerësojnë plazhet dhe bukuritë natyrore të vendit. Kryeministri Edi Rama ka ndarë përshtypjet e disa turistëve që kanë zgjedhur të pushojnë në plazhet publike të Sarandës.
“Më pëlqejnë plazhet, njerëzit, traditat dhe ushqimi. “, u shpreh një turist.
“Është bukur, peisazh i mrekullueshëm. Po kalojmë momente shumë të këndshme në Sarandë.”, shtoi një tjetër.
“Është shumë e bukur Saranda. Natyra është origjinale dhe deti është super”, theksoi një tjetër.
Përveç pamjeve mbresëlënëse, turistët vlerësojnë edhe mikpritjen dhe ngrohtësinë e njerëzve.
“Siç mund ta shihni, moti është i ngrohtë dhe uji gjithashtu. Dua të them gjithashtu se njerëzit këtu janë shumë të dashur. Ata do t’ju ndihmojnë me çdo gjë.”
“Ksamili është i veçantë, qytet i bukur, njerëz të dashur, uji i mirë. Jeni të mirëpritur të eksploroni Ksamilin. “
“Po shijojmë diellin, peisazhin e mrekullueshëm, motin e bukur, njerëzit e mirë, pijet e këndshme”.
Të tjerë shprehen se janë të kënaqur edhe me ushqimin.
“Sapo erdhëm këtu, në plazhin publik. Plazhi është i pastër dhe falas. Deti është i bukur. Njerëzit janë shumë mikprites dhe ushqimi e pijet shumë të mira.”
“Jam nga Holanda. Më pëlqente të vija këtu sepse moti është i mirë, plazhet janë të bukura. Ushqimet dhe pijet janë të mira. Më pëlqen uji, është vërtet blu dhe tashmë është plazh publik”.
“Ndihem shumë mirë këtu. Dielli, njerëzit janë të mrekullueshëm. Ushqimi është “wow”. Më i miri. Njerëzit të presin me krahë hapur. Më pëlqen shumë. “
Komente
