Tërmet 3.9 ballë në Librazhd, ndihet edhe në Elbasan e Tiranë! Sizmiologu për Report Tv: S'ka vend për panik, s’kanë lidhje me tërmetet e Turqisë

9 Shkurt 2023, 12:13| Përditesimi: 9 Shkurt 2023, 12:51

  • Share

Lëkundje tërmeti janë ndjerë sot në Shqipëri. EMSC ka regjistruar një tërmet të shënuar me magnitudë 3.9 e thellësi 2 km.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 10 km nga Librazhdi dhe 23 km nga Elbasani, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në Tiranë.

Sizmiologu Rrapo Ormeni në një prononcim për Repot Tv në emisionin 'Sot Live në Shqipëri' u shpreh se këto janë tërmete të zakonshme për vendin tonë dhe se nuk kanë lidhje me tërmetet që kanë rënë në Turqi.

‘Janë tërmete të zakonshme që bien në vendin tonë. Nuk kanë lidhje me tërmetet e Turqisë, janë tërmete që bien herë pas herë në vendin tonë. Kjo është një ngjarje e zakonshme. Në afërsi të Elbasanit ka rënë, ka qenë një termet i cekët i zakonshëm. Unë vetë se kam ndjer!. Është tërmet i vogël nuk ka lidhje me Turqinë. As nuk shkaktojnë dëmtime. Janë në zonat aktive të vendit tonë. Janë zona që preken më shpesh nga tërmetet.’- u shpreh Ormeni.

Lajmi në përditësim...

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?