Dy lëkundje të njëpasnjëshme tërmeti janë ndjerë mëngjesin e sotëm në vendin tonë, 27 qershor.
Sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), magnituda në tërmetin e parë ka qenë 4.2 dhe në tërmetin e dytë, ishte 3.8.
Tërmeti i parë e kishte epiqendrën në Fushë-Krujë dhe me thellësi 5 kilometra. 4 minuta më vonë, tërmeti tjetër ishte me epiqendër në Zall Herr të Tiranës dhe me thellësi 15 kilometra.
Lëkundjet sizmike janë ndjerë dhe në kryeqytet, ndërsa bëhet me dije se nuk janë regjistruar dëme materiale apo persona të lënduar.
Kujtojmë se më 24 qershor një tërmet me magnitudë 4.4 ballë goditi Shqipërinë rreth orës 05:05 të mëngjesit. Epiqendra ishte 16 kilometra në veriperëndim të Tiranës dhe 12 kilometra në jug-jugperëndim të Krujës.
Komente
