Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

'Ndihesha sikur do të vdisja', u martuan për të dytën herë, por Jennifer Lopez tregon si e përjetoi kohën kur u nda nga Affleck

29 Nëntor 2022, 10:02| Përditesimi: 29 Nëntor 2022, 10:27

  • Share

Rruga e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck drejt martesës nuk ishte aspak e lehtë. Në një intervistë të re për Apple Music 1, këngëtarja e njohur foli për romancën e saj me aktorin dhe kujtoi dhimbjen që ndjeu pas përfundimit të fejesës së tyre të parë në vitin 2004.

"Ishte shumë e dhimbshme pasi u ndamë. Sapo e anuluam atë dasmë 20 vjet më parë, ishte thyerja më e madhe e zemrës sime. Sinqerisht u ndjeva sikur do të vdisja”, u shpreh 53-vjeçarja.

“E gjithë kjo më çoi në një rrugë ku për 18 vitet e ardhshme, nuk mund t'ia dilja, por tani, 20 vjet më vonë, gjithçka ka një fund të lumtur. Ka fundin më të, nuk do të ndodhte kurrë në Hollywood"

Lopez, e cila rikthye me 50-vjeçarin Affleck, plot 17 vite pasi u ndanë për herë të parë , njoftoi të premten se do të publikojë një album të ri të titulluar 'This Is Me... Noë', një këngë e rinovuar pas “This Is 2002's Me.. Then”.

Në prill 2021, “Page Six” zbuloi se Lopez dhe Affleck ishin ribashkuar pas ndarjes së saj nga ish i fejuari Alex Rodriguez . Ata u fejuan një vit më vonë dhe më në fund u martuan në korrik 2022 në Las Vegas. Një muaj më vonë, ceremonia zyrtare pasoi në rezidencën e Affleck.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?