Kronikë

Ndihma nga zjarret, përfaqësuesi i Holandës: 2 helikopterët për shuarjen e flakëve do jenë në dispozicion deri me 28 gusht

17 Gusht 2021, 11:59| Përditesimi: 17 Gusht 2021, 12:08

  • Share

Dy helikopterët e sjellë në Shqipëri në ndihmë të Ministrisë së Mbrojtjes nga qeveria e Holandës do të jenë në dispozicion të autoriteteve shqiptare për shuarjen e zjarreve deri me datën 28 gusht.

Kështu bëri me dije i ngarkuari me punë i ambasadës së Holandës Rogier Nouwen, gjatë një konference për shtyp nga Rinasi, ku foli në lidhje me ndërhyrjen për shuarjen e flakëve në vendin tonë.

Nouwen tha se janë kryer 43 fluturime, dhe 106 orë fluturim, ndërkohë që shifra totale e ujit që është hedhur është 7000 litra.

‘Në fakt ka qenë kënaqësi që ti vijmë në ndihmë Shqipërisë të shpëtojmë jetë, por edhe parqet kombëtare të Shqipërisë. Në bashkëpunim të ngushtë me autoritet shqiptare kemi filluar punën e ngushtë me dy helikopterët që kemi sjellë. Kanë qenë oficerët tanë që në parkun Kombëtar të Llogarasë që arritën të sjellin situatën e zjarreve nën kontroll. Pastaj kanë punuar edhe në vende të tjera. Shumatorja e fluturimeve ka qenë 43 fluturime dhe 106 orë fluturime. Në total shifra uji që është hedhur është 7000 litra.

Këta helikopterë kanë ardhur në Shqipëri për dy javë si dhe duke parë kërkesën që kemi pasur nga autoritetet shqiptare ato do të fillojnë punën e tyre në Shqipëri deri në datën 28 gusht. Ne jemi shpresëplotë dhe do të vijojmë këtë lloj bashkëpunimi që kemi pasur më parë.’- tha Nouwen.


Lajmi kryesor:

'Lufta' me zjarret, shefi politik i delegacionit të BE: Asistenca jonë ndihmoi, na keni pranë! Program 5 milionë euro në mbështetje të agjencisë së mbrojtjes civile


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?