Haki Çako, drejtori i Emergjencave Civile, tha në emisionin 'Pa Protokoll' se janë ndihmuar me ushqime, medikamente dhe shërbimet të tjera familjet në nevojë deri në fshatrat më të thellë. Por kjo nuk është e besueshme për ish deputetin e PD, Orjola Pampuri, e cila tha se në televizione shohim plot denoncime ku familjet nuk kanë marrë asnjë ndihmë dhe nuk kanë çfarë të hanë.
Çako u shpreh në një lidhje telefonike se deri tani janë ndihmuar mbi 70 mijë familje me ndihma ushqimore, medikamente dhe shërbime të tjera duke ia çuar familjeve në nevojë dhe pensionistëve në shtëpitë e tyre. Çako tha se shërbimet e tilla të grupeve të punës janë kryer deri në fshatrat më të thella dhe se puna vijon çdo ditë me shpërndarjen e pakove ushqimore.
'Jemi në gjendje të jashtëzakonshme ku qeveria ka marrë vendimin e duhur në kohën e duhur si dhe masat menjëherë pas shpalljes së pandemisë nga OBSH. Të gjitha struktura në të gjitha bashkitë, njësitë administrative, prefekturat dhe fshatrat më të thella janë asistuar deri në 63 151 familje, 9 385 persona për të cilët është asistuar me ndihma të ndryshme mjekësore dhe ushqimore si dhe 7 824 persona me shërbime të tjera. 70 mijë familje janë ndihmuar, ku të gjitha strukturat e ngritura dhe grupet e punës shkojnë deri në fshatrat më të thella. Janë ndihmuar pensionistët, personat me aftësi të kufizuara dhe shtresat vurnerabël", tha Çako
Puna e qeverisë me ndihmat e familjeve në nevojë deri në fshatrat e thella nuk u besua shumë nga ish deputetja e PD-së, Orjola Pampuri e cila tha se vetëm në 3 ditët e fundit janë të shumta kronikat apo ankesat e qytetarëve në telefonin e saj që kërkojnë nevojat bazë për të mbijetuar. Ajo kërkoi transparencë nga qeveria për shpërndarjen e ndihmave ushqimore si dhe ajo të hiqte dorë nga të gjitha koncesionet në mënyrë që paratë t'i përdoreshin për familjet që kërkojnë të mbijetojnë në këto ditë të vështira.
"U bënë tre ditë radhazi që hoh kronika të trishta të pensionistëve të cilën u është vonuar apo nuk u ka ardhur pensioni apo fami;ljet në nevojë nuk kanë marrë ndihma ushqimore. Janë rreth 70 mijë familje të cilat janë përjashtuar nga ndihmat ekonomike, janë dhe rreth 300 mijë familje të cilat kanë nevojë për ndihmat se duan të mbijetojnë. Ne nuk kemi asnjë lloj transparence se kush do t'i përfitojë ndihmat dhe si do të shpërndahen. Kemi familje të pamundura, me aftësi të kufizuar, familje që jetojnë me një prind, kemi pensionistët që kanë nevojë për mbështetje. Tre ditët e fundit kam pasur telefonata që më kërkonin ndihemë me ushqime që të mbijetonin. Ne nuk jemi Suedia, por përballë një nevoje bazike ne nuk kemi pse mbajmë koncesionet dhe të lëmë mënjanë bukën e qytetarëve. Ne duhet të shprehemi se heqim dorë nga të gjitha koncesionet për t'i zhvendosur ato për nevojat bazike të qytetarëve që sot është nevoja për ushqim. Po të ishte PD në pushtet do i anulonte këto koncesione në këtë situatë ku mbijetesa me bukë ëhstë parësore", tha Pampuri.
Znj Pampuri te lutem adresoji njerzit we te benne telefonata aty ku duhet ti benne sepse ne nje hic tashme e para e dyta per PPP ta veri transparencen kryeministri per me ma vesh te degjoje por ti vazhdo me llogje pazari.
Përgjigju