Mediat greke kanë publikuar telefonatën e Babis Anagnostopoulos me policinë, pak pasi ai kishte vrarë gruan e tij Caroline, në sy të foshnjës. Siç dëgjohet nga telefonata e kryer me zëdhënësen e policisë, Babis dëgjohet të thotë se e kanë grabitur dhe kërkon ndihmë. Gjatë gjithë telefonatës, ai rënkonte dhe përpiqej të tregonte se ishte në gjendje shoku dhe kërkonte një ambulancë.
Dialogu mes Babis Anagnostopoulos dhe policisë:
Babis Anagnostopoulos: Ndihmë!
Qendra e Veprimit të Menjëhershëm në Polici: Ju lutem?
Babis Anagnostopoulos: Ndihmë! Ndihmë! (Qan)
Qendra e Veprimit të Menjëhershëm në Polici: Më thuaj pak më qetë …
Babis Anagnostopoulos: Ndihmë, grabitësit erdhën..
Qendra e Veprimit të Menjëhershëm në Polici: Më tregoni ku jeni … Ku jeni?
Babis Anagnostopoulos: Ndihmë! Ndihmë! (Rënkon, qan)
Qendra e Veprimit të Menjëhershëm: Ku jeni?
Babis Anagnostopoulos: Ndihmë! (Rënkon)
Qendra e Reagimit të Menjëhershëm në Polici: Nuk e kuptoj. Çfarë po ndodh me ju?: Ku jeni?
Babis Anagnostopoulos: Ambulancë, dua një ambulancë, sa më shpejt!
Qendra e Reagimit të Menjëhershëm në Polici: Ku jeni?
Babis Anagnostopoulos: Gryka Nera
Qendra e Reagimit të Menjëhershëm në Polici: Po vijmë menjëherë!
32- vjeçari, Babis Anagnostopulos u arrestua disa javë ditë pasi mbyti të shoqen dhe u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje.