Ndihmës Sekretari i Shtetit, Brendan Hanrahan, mbërriti sot (12 korrik) në Kosovë për vizitën e tij të parë, ku është pritur nga e ngarkuara me punë e Ambasadës amerikane, Anu Prattipati.
Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka njoftuar se kjo vizitë është pjesë e angazhimit për forcimin e marrëdhënieve dhe përpjekjeve për stabilitetin dhe sigurinë rajonale. Gjatë qëndrimit të tij, Hanrahan do të zhvillojë takime dhe vizita për të thelluar prioritetet e SHBA-së për prosperitetin ekonomik.
Takime të rëndësishme priten edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, i cili do të marrë pjesë në një darkë pune të organizuar nga Prattipati. Po ashtu, gjatë vizitës, Hanrahan do të takohet me liderë të tjerë politikë të Kosovës, informon media.
Disa ditë më parë, ai pati një takim të ngjashëm me presidenten Vjosa Osmani gjatë qëndrimit të saj në SHBA. Ky është një hap i rëndësishëm për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve.
Komente
