Sport

Ndihmësi i Brigelit, ndahet nga jeta ish-portieri i kombëtares dhe Lokomotivës së Durrësit

18 Nëntor 2021, 11:33| Përditesimi: 18 Nëntor 2021, 11:34

  • Share

Ish-portieri i Lokomotivës së Durrësit (Teuta) dhe kombëtares shpresa, Vladimir Ajazi, është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare. Kohët e fundit Ajazi vuante nga sëmundje që e detyroi të qëndronte në karrige me rrota.

Për shumë vite ai mbrojti portën e Lokomotivës duke u shndërruar në një ikonë në qytetin e Durrësit, ndërsa në kohën kur kombëtarja drejtohet nga Hans Peter Brigel ai mbante postin e trajnerit të portierëve. Për ndarjen nga jeta të Vladimir Ajazit ka shprehur ngushëllimet edhe presidenti i FSHF-së Armand Duka:

"I trishtuar për lajmin e ndarjes nga jeta të mikut tim dhe ish-futbollistit të njohur, Vladimir Ajazi. Ish-portieri i Lokomotivës së Durrësit dhe i ekipit kombëtar Shpresa në vitet ’70, ai ishte pjesë e brezi të artë të futbollit durrsak që ka hyrë në histori dhe ka mbetur në memorien kolektive të qytetit bregdetar.

Edhe pas përfundimit të karrierës si futbollist aktiv, Lad Ajazi vazhdoi të jepte kontributin e tij të vyer për futbollin dhe ka punuar si trajner i portierëve në Kombëtare.

Ladi do na mungojë të gjithëve, do i mungojë familjes së tij dhe ne, miqve të tij panumërt që e donim dhe e vlerësonim për karakterin dhe personalitetin e tij të spikatur. Një burrë serioz e i besës, fjalëpak e korrekt dhe një mik i mirë.

U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Ajazi për këtë humbje. Kujtimi i tij do të mbetet i paharruar për Durrësin dhe për futbollin shqiptar. U prehtë në paqe!"-shkruan Armand Duka. 

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Otto: 18/11/2021 20:59

    Rest in peace U prehte ne paqe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?