Ndihmës/Sekretarja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara inauguron shkollën “Gjergj Kastrioti” të Lezhës

12 Shtator, 11:03| Përditesimi: 12 Shtator, 12:38

  • Share

Nxënësit e shkollës 9-vjeçare "Gjergj Kastrioti" në Lezhë e nisën vitin e ri shkollor në ambiente të reja. Godina e shkollës u rindërtua nga themelet, pasi ishte dëmtuar nga termeti i 26 nentorit 2019. Inagurimi i shkollës u bë në prani të Ndihmës-Sekretares së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, njëkohësisht Drejtoresha Rajonale e UNDP-së për Evropën ,Ivana Živković, përfaqësuesve të Bashkimit Evropian si dhe autoriteteve qendrore dhe vendore.

"Jam shumë i kanaqur që kam takuar drejtoreshen dhe të gjithë mësuesit e shkolles, të cilët bëjnë një punë të shkëlqyer dhe si ata ashtu edhe nxënësit meritojnë këtë shkolle e cila do të sjellë vetem të mira për të gjithë, përfshire dhe komunitetin.Dëshira ime është që mos ti lëmë punet vetem këtu, por që shkolla të përdoret si një hapësire që nxënësit, mësuesit dhe prindërit të vinë të diskutojnë çështje të rëndësishme që janë në interes të fëmijeve", tha Silvio Gonzato Shef i delegacionit të BE-së

 

"Jam e kënaqur që gjatë vizites time në Shqipëri munda të vizitoja  këtë shkolle. Jemi shumë mirenjohës Bashkimit Evropian, për këtë investim kaq të rëndësishem që ka të bëjë me të ardhmen e fëmijeve", u shpreh  Ndihmës-Sekretarja,  Živković. 

Shkolla 9-vjeçare "Gjergj Kastrioti", nga e cila përfitojnë 631 nxënës dhe 38 mësues, është një nga 63 institucionet arsimore të rindërtuara ose të riparuara në shqipëri në kuadër të Programit “EU4Schools”.

R.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?