Ivana Živković, ndihmës-Sekretarja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara

Ndihmës-Sekretarja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara vizitë tre-ditore në Shqipëri, takime me Ramën dhe ministra

9 Shtator, 18:30| Përditesimi: 9 Shtator, 18:42

  • Share

Ivana Živković, Ndihmës-Sekretarja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, njëkohësisht edhe ndihmës-Administratorja dhe Drejtoresha Rajonale e UNDP-së për Evropën dhe Bashkësinë e Shteteve të Pavarura, është për një vizitë zyrtare në Shqipëri e cila do të zgjas nga data 9 deri më 12 Shtator 2024.

Gjatë vizitës së saj,  Živković do të takohet me Kryeministrin e Shqipërisë, ministra të kabinetit, partnerë ndërkombëtarë për zhvillim dhe partnerë lokalë të UNDP-së.

Një nga momentet kryesore të vizitës së znj. Živković do të jetë inaugurimi i shkollës 9-vjeçare “Gjergj Kastrioti” në Lezhë, së bashku me Ministren e Arsimit dhe Sportit dhe Ambasadorin e BE-së në Shqipëri.

Shkolla, nga e cila përfitojnë 631 nxënës dhe 38 mësues, është një nga 63 institucionet arsimore të rindërtuara ose të riparuara në kuadër të Programit “EU4Schools”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga UNDP në Shqipëri. Programi “EU4Schools”, i udhëhequr nga parimet Ndërtojmë më mirë dhe ndërtojmë së bashku, synon të riparojë/rindërtojë institucionet arsimore të dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019-të në Shqipëri.

Živković do të vizitojë Qendrën “Fuqizojmë Komunitetin” në Lezhë, pjesë e projektit “Fuqizojmë Komunitetin”, i cili financohet nga USAID Shqipëri dhe zbatohet nga UNDP.

Projekti përfshin ngritjen e tre qendrave “Fuqizojmë Komunitetin” në Durrës, Kurbin dhe Lezhë. Qendrat ofrojnë shërbime sociale të integruara për grupet në nevojë në këto tre bashki.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?