TIRANË- Prej disa ditësh, efektivi i policisë dhe njësisë Operacionale për arrestimin e personave në kërkim, Jeton Lami, ndodhet në burg pasi dekonspiroi operacionet për arrestimin e Ervis Martinajt. Report Tv ka siguruar foton e efektivit 28-vjeçar, i cili u la në burg nga gjykata e Kurbinit, pasi më 5 dhe 7 gusht ka transportuar ndërmjet Durrësit dhe Tiranës biznesmenin Ervis Martinaj, të cilin policia kërkon ta arrestojë si dhe po heton se rivalët e kanë rrëmbyer e zhdukur.
Jeton Lami, u la në në burg me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe dekonspirimit të operacioneve policore. Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, agjenti i policisë kyçi gojën para togave të zeza, ndërsa gjyqtari Aurel Arapi pranoi kërkesën e prokurorit Bardhyl Shehu dhe vendosi masën e sigurisë arrest më burg pa afat, ndaj 28-vjeçarit Jeton Lami.
Teksa po hetonte për zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinajt, policia zbuloi se për t’u arratisur, Martinaj ishte ndihmuar edhe agjent i forcave operacionale në Policinë e Shtetit, Jeton Lami, i cili u prangos më 23 gusht nga policia e Lezhës.
Lami u kap nga kamerat e sigurisë së një hoteli në Durrës, ku ka qenë i shoqëruar me Ervis Martinajn. Për herë të parë hetuesit kanë mundur të zbulojnë se më 5 Gusht 2022 Lami e merr Martinajn në zonën e veriut në një automjet luksoz ‘Audi “A8” dhe e transporton atë drejt Durrësit në një hotel në praninë edhe të një vajze ende të paidentifikuar. Më 7 Gusht policia ka imazhin e fundit nga Ervis Martinaj në qytetin e Durrësit dhe të Tiranës tek një hotel ndërsa më 10 Gusht xhaxhai i tij Faik Martinaj ka bërë denoncimin në polici për humbjen e kontakteve me nipin.
Për gjetjen e Martinaj janë kryer një sërë hetimesh nga policia dhe prokuroria, ndërsa një numër personash janë marrë në pyetje përfshi dhe Indrit Doklen i cili nga deklarimet e dëshmitarit të drejtësisë Nuredin Dumani, thuhet se Martinaj kërkonte të vriste për 500 mijë euro. Nga materialet hetimore të depozituara në masën e sigurisë në gjykatën e Kurbinit rezultojnë dhe dëshmitë e të afërmve të Martinaj mes tyre dhe babait të biznesmenit. Mustafa Martinaj ka kërkuar nga hetuesit të zbardhin edhe pistën e përfshirjes së Indrit Dokles pasi sipas tij dhe familajrëve deklarimi i Dumanit mund të ketë sjellë një hakmarrje të Dokles ndaj djalit të tyre. Vetë Dokle rezulton në listën e të pyeturve nga hetuesit dhe ka mohuar të ketë një përfshirje apo lidhje me këtë ngjarje që po heton prokuroria.
Zhdukja pa lënë gjurmë e Martinajt ka ardhur pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani gjatë muajit maj në kuadër të operacioni Plumbi i Artë, kohë kur Martinaj u shpall në kërkim nga SPAK. Efektivi Lame është zbuluar pas hetimeve që po kryejnë pas denoncimit që ka bërë familjari se Ervis Martinaj është zhdukur. Rreth dy javë më parë, xhaxhai, Faik Martinaj, ka denoncuar në Komisariatin e Policisë Lezhë se ka humbur kontaktet me nipin. Policia Shqiptare dhe Shërbimi Informativ janë përfshirë në një hetim të përbashkët për gjetjen e Ervis Martinaj.
Kujtojmë se në korrik të vitit 2021, teksa përfundoi hetimet për vrasjen e Santiago Malkos, SPAK nënvizonte se plani ishte ekzekutimi edhe i Ervis Martinajt por s'kanë mundur ta gjejnë atë edhe pse kishin informacion se kishte udhëtuar në Spanjë apo Turqi.
Ervis Martinaj është në kërkim ndërkombëtar me urdhër të SPAK, pas dëshmive të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani i cili ka thënë se Martinaj e kishte paguar për të vrarë Indrit Doklen. Ai ka thënë se 500 mijë euro do paguante Ervis Martinaj për këtë vrasje. Vetë Nuredin Dumani ka thënë se ka marrë porosi nga Ervis Martinaj për ta vrarë, ka rënë dakord që Ervisi të jepte për vrasjen e Indritit shumën prej 500 000 Euro dhe se ka marrë paradhënie shumën prej 100 000 Euro. Kujtojmë se Indri Dokle ka qenë numri 2 i Bandës së Durrësit dhe është i dënuar për “Krijim i organizatës kriminale”, “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të organizatës kriminale.
Ervis Martinaj është një prej njerëzve më të njohur të botës së krimit në vend. Ai është konsideruar si një nga njerëzit më të rrezikshëm në Tiranë, i akuzuar për vrasje dhe i dyshuar për disa ngjarje të rënda, që kanë tronditur kryeqytetin.
Sa ka si ky ju flini gjume akoma e keni policine te kalbur plot me perversa dhe njerez qe bejne loje te dyfishte sdo keni mundesi ti pastroni dot kurre jeni te kalbur te gjithe
PërgjigjuCfare e lidhe alban durrsakun me doklen dhe shijakun ?dhe gjithe keto bashke me Altin Lamen ?
Përgjigjugjyshja ka te drejte,,,ky nuk eshhte polic,,por nje kriminel i poshter,,njesoj si martinaj...ta kishin vrare edhe kete si qen neper rruge...
PërgjigjuNoshta po ja futni kot me komente sepse grupet kundershtare historikisht kane perdor femnat per me è fut ne kurth personin,dhe ajo goca qe ashte lidhe me ta(ka shku dhe ne hotel asht shtru tappeti me shum kujdes)nga instagrami duke i shkrujt 16 vjecarja>40 vjecarit te jep me kuptu se ashte joshje e madhe qe nuk I reziston asnje mashkull!!dhe jan ne loje shuma te medha per eleminimin e Visit dhe shejat jane qe kane kry pune.Kurse ky tipi e ka marre ne bes dhe e ka cu ne bes ne Hotel ka marre edhe shperblimin e vet se te tane per lek po munohen ne dite te sodit.
PërgjigjuPo bespremi ne bes e mori dhe ne bes e preu
K arrit puna qe shqiptari per lek shet nen e bab dhe nuk pjerdh shum si ai psikopati fierit qe vrau baban pse i tha puno stw mbaj dot me buk .
PërgjigjuMos e quani me agjent policie kete maskara, por therritini me emrin qe meriton, Kriminel. Ky njeri eshte me i lig dhe me kriminel se Martinaj sepse ka shkelur betimin dhe flamurin. Ka shitur koleget dhe rrezik ka marre pjese dhe ne vrasje. Por ky i ndyre nuk ka vepruar vetem ose pa miratimin e ndonje shefi lart. Kalbei ne burg qe te behet shembull.
PërgjigjuO gjyshja jan te gjithe per burg bashke me drejtorat dhe shefat,ti marin ne pytje te gjithe zinxhirin drejtues bashke me ministrin se ai nuk ka vepruar vetem ne kete histrori si shoqerues i martinit,aty do zbulojne shume,do bien gjysma e shefave te tiranes qe kan trathtuar njerzit duke ndihmuar kriminelet
Ehh moj gjyshe truthare te drejte ke. Mbase ndonje agjent policie ," i mjere " si ky te merr jeten ty, vellait tend babait, nenes, motres tende ose nipave te tu. Mbasi i ndihmon qe pas kesaj ti shpetoje policise dhe drejtesise. Semundjet qe te kane mberthyer familjen i njihke mire por nuk di semundjen me te keqe qe te ka kapur ty dhe shumicen e shqiptareve sot: Kanceri i Ndergjegjes dhe i shpirtit. Ju thoni bravo ai qe merret me droge se eshte i zoti, bravo ai qe vrau se eshte trim, bravo ai i koruptuari se i erdhi rasti etj etj. Ju jeni kanceri dhe kalbesira e kesaj shoqerie te degraduar nga injoranca. Mallkimi me i madh per juve eshte Jua dhente zotu ne familjen tuaj. Falcone dhe Borsekuno paguan nga xhepi " hotelin" ku u mbyllen per te pergatitur maxi procesin o kafshe. I sherbyen atdheut, drejtesise, popullit te tyre me nder. Nje jete kishin dhe ata ndersa ti injorant nuk jeton, por rron kot.
O plak, kur merr drejtiri miliarda qe i lejon kriminelet te levizin lirshem dhe mos te kapen kur shpallen ne kerkim, Pse mos ti marri dhe nje polic i shkrete nje rroge shtese?! Apo drejtori dhe ministri te behen miliarder per 1 mandat Kurse polici te rri 25 vjet shpi me qera dhe me kredi dhe owerdraft. Ik o gjysh pi ilacet dhe beji yzmet diabetit se te le me pasoja, Shendet gjyshi.
Asnje veprim nuk justifikohet, por me 470 mije leke ne muaj te vije ai i gjati e ti bej hesapet.
PërgjigjuTa kishte lene detyren po si pelqente rroga se ste mban njeri me zor polic dhe te vazhdonte pislliqet,kurse kshu je dy here bq..dhe pa kellqe se pa uniforme skishte ce donte martinua se ashtu kishte plot
Ky e ka shit , do ket marr 1 milion euro . Po ca kjo aluz shperdorum detyre ky asht bashkpunetor i grupit tij
PërgjigjuBashkepuntor ne krim jo shperdorim detyre,kete e din mire dhe prokuroret,mos hidni hi syve se perndryshe kan ngjyer gishtin te gjithe
Shume i mire ky agjenti. Ku na dalin perpara vec shpifesira 1 meter e nje qofte, sna del njeri si ky hahaha
PërgjigjuAna ti duket qe je femer me shije ke zgjedhja meshkujve pernga pamja ????????????????
Hahahha po ca ka ndihmu mor , ky ka ndihmu ata tjert me e paketu visin e ka marr miliona mi ba bidonin e ban pak burg e ik jashte , kshu bajn shqipet e pergjakshme
PërgjigjuAshtu mendoj dhe une. Ky duhet ta kete shitur tek kundershtaret nderkohe ca kohe do e kete vjele mire dhe Ervis Martinajn nga leket. Kjo eshte fara me e pabes se ky mire se eshte ne sherbim te krimit si polic, por eshte i gatshem qe per leke me shume shet edhe ate qe i sherbente. Ndyresira. Kaq di te them. Per ca do i perdoresh leket kur con nje njeri ne varr. Per te blere ndonje rrobe firme,makine te shtrenjte apo udhetime me dashnore? Shkurt ka nje krize te thelle morale ne Shqiperi. Uroj te kalbet ne burg ky palaco i pabese.