Foto ilustruese

Kronikë

Ndihmoi emigrantë të kalonin ilegalisht kufirin, arrestohet në Tepelenë 32-vjeçari i shpallur në kërkim

9 Mars, 13:47| Përditesimi: 9 Mars, 13:54

  • Share

Një 32-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim nga policia e Korçës për veprën penale ”Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” të kryer në bashkëpunim, është arrestuar këtë të diel në Tepelenë.

Ndaj të riut, me inicialet K.Q., Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. 

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional, të DVP Gjirokastër, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ëanted 2”.

Gjatë këtij operacioni, u kap në Tepelenë, dhe u vu në pranga shtetasi K. Q., 32 vjeç, banues në fshatin Luzat.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, me vendimin e datës 07.03.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ”Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Studentët dhe të rinjtë kujt duhet t’i japin prioritet: