TIRANË - Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në burg shtetasin Arsen Caka.
Caka është i dyshuar për kryerjen e veprës penale penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal; “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal”.
'1. Vazhdimin e zbatimit ndaj personit nën hetim Arsen Caka, i dyshuar për kryerjen e veprës penale penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal; “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal” të parashikuara nga nenet 298/2 - 28/4; 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal, të masës së sigurimit personal “Arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar me vendimin Nr. 54, datë 06.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
2. Urdhërohet Policia Gjyqësore, që personi nën hetim Arsen Caka, të dërgohet menjëherë në institucionin e paraburgimit, për të qëndruar aty në dispozicion të organit procedues.
3. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe shërbimet e policisë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
4. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brënda 5 (pesë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita njoftimit të vendimit të gjykatës.', thotë vendimi i GJKKO-së.
Caka ishte pjesë e një grupi kriminal të trafikut të qënieve njerëzore që përmes falsifikimit dokumenteve kontrabandonin emigrantë të paligjshme kryesisht drejt Mbretërisë e Bashkuar dhe Republikës së Irlandës.
Operacioni që u zhvillua më 7 qershor 2024 u koordinua edhe me homologët në Itali e Kosovë, ndërsa u bastisën banesa në Tiranë, Durrës, Shkodër, Berat, Kukës dhe Shijak, ku u sekuestruan me dhjetëra materiale, përfshirë edhe para cash dhe kompjuterë për transferta BITCOIN.