Kronikë

'Plumbi i artë'/ Ndihmoi në planin për vrasjen e Indrit Dokles, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Elvin Merlikës

23 Janar, 10:13| Përditesimi: 23 Janar, 17:44

  • Share

TIRANË -Për 28 pasuri, mes të cilave kuota biznesesh, apartamente, troje, toka arë dhe pasuri të tjera, në pronësi të Elvin Merlikës, kërkohet t’i kalojnë shtetit. Kërkesa është dorëzuar mw 21 janar 2025, në GJKKO nga Prokuroria e Posaçme, e cila e ka shpallur në kërkim Merlikën që prej vitit 2022 si pjesë e dosjes ‘Plumbi i Artë’ dhe pjesëmarrës në planin për eliminimin e Indrit Dokles sipas porosisë së Ervis Martinajt.

SPAK thotë se pas hetimit pasuror rezulton se pasuritë e sekuestruara që prej 23 janarit 2023, të Elvin Merlikës dhe njerëzve të lidhur me të janë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe prezumohet se vijnë nga aktiviteti i paligjshëm.

Bëhet fjalë për 3 biznese në Tiranë, 2 prej të cilave me 100% të kotave dhe një 49%, janë 8 apartamente në Tiranë, 4 në zonat përreth dhe 4 në qytet, një truall mbi 6000 m2 në Priskë në Tiranë, 3 sipërfaqe toke në Fushë-Kuqe në Kurbin me sipërfaqe gjithsej rreth 10 mijë metër katrorë, 9 makina të markave të ndryshme, bodrum, 2 garazhe dhe një sipërfaqe pyll në Priskë të Madhe 6025 m2.

SPAK ka dorëzuar në GJKKO kërkesën për konfiskimin e pasurive të sekuestruara të Elvin Merlikës, i dyshuar për veprën penale të “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” në dëm të Indrit Dokles.

Pasuritë për të cilat kërkohet konfiskimi:
100% e kuotave të shoqërisë “Zeus Garden” sh.p.k.
49% e kuotave të shoqërisë “M.S.G Security” sh.p.k.
100% e kuotave të shoqërisë “London Eye” sh.p.k.
Pasuri e paluajtshme e llojit arë, me sipërfaqe 3250 m², në Fushë-Kuqe, Kurbin.
Pasuri e paluajtshme e llojit apartament 14/5, kati i 6, me sipërfaqe 108 m², në zonën e Kasharit.
Pasuri e paluajtshme e llojit truall, me sipërfaqe 6026 m², ZK.3051, në Priskë, Tiranë.
Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 105 m², në Yzberisht.
Pasuri e paluajtshme e llojit arë, me sipërfaqe 3250 m², në Fushë-Kuqe, Kurbin.
Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 38.85 m², në Yzberisht, Tiranë.
Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 81.24 m², në posedim nga shoqëria “………..” sh.p.k.
Pasuri e paluajtshme e llojit garazh, me sipërfaqe 50.82 m², në posedim nga shoqëria “………..” sh.p.k.
Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 89 m², në Tiranë.
Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 35.09 m², në Tiranë.
Pasuri e paluajtshme e llojit bodrum, me sipërfaqe 9 m², në Bulevardin “Bajram Curri”, Tiranë.
Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 30.2 m², në Rrugën “Karl Gega”.
Pasuri e paluajtshme e llojit garazh, kati i parë nëntokë në objektin e shoqërisë “Xh……” sh.p.k.
Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 105 m², në Yzberisht.
Pasuri e paluajtshme e llojit arë, me sipërfaqe 3250 m², në Fushë-Kuqe, Kurbin.
Pasuri e paluajtshme e llojit pyll, me sipërfaqe 6026 m², në Priskë të Madhe, Tiranë, në vendin e quajtur “Fusha e Bukur”.
9 (nëntë) automjete të markave të ndryshme.

Për atentatin ndaj Indrit Dokles, një prej personave më të njohur të botës së krimit në Shqipëri, do të paguhej 500 mijë euro nga ana e Ervis Martinajt, sipas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani. Ai i ka thënë SPAK se kishte marrë paradhënie 100 mijë euro dhe porosinë e mori pikërisht përmes telefonit të Elvin Merlikës. Ky i fundit së bashku me Alket Xhixhën i kishin shkuar në Kosovës Dumanit për t’i sjellë porosinë.

Indrit Dokle ka qenë drejtues i bandës së Durrësit, ndërsa është liruar nga burgu në janar të vitit 2020, teksa njihet për armiqësinë e tij me Martinajn. Dokle u shpall në kërkim nga SPAK në maj të vitit 2024, në kohën kur u goditën 4 grupe kriminale. Më parë Dokle është marrë në pyetje edhe për zhdukjen e Ervis Martinaj, pasi babai i Martinaj kishte deklaruar në Polici se dyshonin se Dokle kishte gisht në zhdukjen e Martinaj ndërsa mendohet se ndodhet në Dubai.

Njoftimi i SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, më 21.01.2025 kërkesën për konfiskimin e pasurive të sekuestruara në kuadër të procedimit pasuror nr.2 të vitit 2022.

Prokuroria e Posaçme regjistroi procedimin e mësipërm, për hetimin pasuror të shtetasit Elvin Merlika, i dyshuar për veprën penale të: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Indrit Dokle, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/1, 334 të Kodit Penal si dhe personave të lidhur me të.

Mbi bazën e dispozitave të ligjit nr. 10192 datë 03.12.2009, “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, ndryshuar me ligjin nr.70/2017, janë identifikuar dhe sekuestruar* pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të personave nën hetim pasuror dhe personave të lidhur me ta.

Në përfundim të hetimit pasuror rezulton se pasuritë e sekuestruara janë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe për pasojë prezumohet se janë rezultat i veprimtarisë kriminale të personave të hetuar dhe të personave të lidhur me ta.

Pasuritë e sekuestruara për të cilat kërkohet konfiskimi janë:

  1. 100% të kuotave të shoqërisë “Zeus Garden” sh.p.k.
  2. 49% të kuotave të shoqërisë “M.S.G Security” sh.p.k.
  3. 100% të kuotave të shoqërisë “London Eye” sh.p.k.
  4. Pasuri e paluajtshme e llojit arë, me sipërfaqe 3250 m2, me adresë Fushë-Kuqe Kurbin.
  5. Pasuri e paluajtshme e llojit apartament 14/5, kati i 6, me sipërfaqe 108 m2, në zonën e Kasharit.
  6. Pasuri e paluajtshme e llojit truall me sip. 6026 m2, ZK.3051, me adresë Priskë Tiranë.
  7. Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip. 105 m2, me adresë Yzberisht.
  8. Pasuri e paluajtshme e llojit arë më numër, me sipërfaqe 3250 m2, me adresë Fushë-Kuqe Kurbin.
  9. Pasuri e paluajtshme e llojit apartament më numër, me sipërfaqe 38.85 m2, me adresë Yzberisht Tiranë.
  10. Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip. 81.24 m2, në posedim nga shoqëria “………..” sh.p.k.
  11. Pasuri e paluajtshme e llojit garazh, me sip. 50.82 m2, në posedim nga shoqëria “………..”,.
  12. Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip. 89 m2, me adresë Tiranë.
  13. Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip. 35.09 m2, me adresë Tiranë.
  14. Pasuri e paluajtshme e llojit bodrum, me sip. 9 m2, me adresë Bulevardi “Bajram Curri” Tiranë.
  15. Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip.30.2 m2, me adresë Rruga “Karl Gega.
  16. Pasuri e paluajtshme e llojit garazh, kati i parë nëntokë në objektin e shoqërisë “Xh……” sh.p.k.
  17. Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip. 105 m2, me adresë Yzberisht.
  18. Pasuri e paluajtshme e llojit arë, me sipërfaqe 3250 m2, me adresë Fushë-Kuqe Kurbin.
  19. Pasuri e paluajtshme e llojit pyll me sip. 6026 m2, me adresë Priskë e Madhe, Tiranë, në vendin e quajtur (Fusha e Bukur).
  20. 9 (nëntë) automjete të markave të ndryshme. 

G.K/S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?