Foto ilustruese

Kronikë

Ndihmoi të burgosurin të arratiset, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

5 Mars, 15:06| Përditesimi: 5 Mars, 15:08

  • Share

Një 27-vjeçar i shpallur në kërkim nga policia pasi kishte ndihmuar një të burgosur të largohet nga burgu është arrestua në kryeqytet.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë i riu me iniciale J.Ç.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim, J. Ç., 27  vjeç. Gjykata e Tiranës e ka dënuar këtë shtetas, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit””, njofto policia

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, mendoni se Parlamenti i ri do të jetë më cilësor?