Foto ilustruese

Kronikë

Ndihmuan 4 persona të shkonin ilegalisht drejt Greqisë nga kufiri i gjelbër, 3 të arrestuar në Korçë! U kishin marrë 2500 euro që të kalonin kufirin

10 Maj 2021, 12:40| Përditesimi: 10 Maj 2021, 12:45

  • Share

3 shtetas janë vënë në pranga të policisë së Korçës në kuadër të operacionit ‘Perimetri’, pasi kanë ndihmuar 4 persona që të kalonin ilegalisht kufirin drejt Greqisë, nëpërmjet kufirit të gjelbër.

Policia ka arrestuar shtetasit Alberto Rexhollari, 49 vjeç banues në Pogradec, Emiljano Shpuza, 21 vjeç, dhe Jetmir Beqarin 35 vjeç, banues në Devoll.

Policia, pas informacioneve se disa shtetas do të ndihmonin persona të tjerë, kundrejt shpërblimit, për të kaluar në mënyrë të paligjshme drejt Greqisë, duke përdorur kufirin e gjelbër, në zonën e Trestenikut, Devoll, organizuan shërbimet dhe lokalizuan në qytetin e Bilishtit, tre shtetasit e lartpërmendur, të cilëve iu kanë bërë me shenjë që të ndalonin.

Ata nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, por janë kapur dhe neutralizuar.   

Nga verifikimet dhe hetimet e kryera rezultoi se tre shtetasit e arrestuar kishin ndihmuar 4 shtetas shqiptarë, kundrejt shpërblimit 2500 euro, që të kalonin ilegalisht drejt Greqisë, nëpërmjet kufirit të gjelbër. Pas shkëmbimit të informacionit me homologët grekë, 4 shtetasit shqiptarë janë kapur nga autoritetet policore greke.      

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?