Horoskopi

Ndikimi i planetëve do jetë mjaft pozitiv gjatë kësaj dite..., parashikimi i horoskopit për sot (VIDEO)

14 Tetor, 07:01| Përditesimi: 14 Tetor, 07:19

  • Share

Dashi

Ditë shumë e bukur dhe e mbushur me emocione kjo e sotmja për të dashuruarit. Beqarët do vazhdojnë të njihen edhe më tepër me një person që kanë njohur para disa kohësh, por pa hedhur ende ndonjë hap konkret. Financat duhen pasur më në vëmendje se kurrë më parë.

Demi

Ende nuk do vijë pasioni i zjarrtë në jetën tuaj në çift sot, por gjithsesi atmosfera do jetë e ngrohtë dhe mosmarrëveshje nuk do ketë. Beqarët do joshin pa fund çdo person që do t’u dalë para dhe me siguri që do ketë edhe nga ata që do t’ju pëlqejnë pa masë. Situata financiare do konsolidohet tej mase.

Binjakët

Ndikimi i planetëve do jetë mjaft pozitiv gjatë kësaj dite për jetën tuaj në çift. Beqarët duhet të bëjnë kujdes me çdo gjest sot kur të ndodhen në ambiente me persona të panjohur. Dikush do t’u vërë re çdo detaj. Financat do jenë shumë të mira.

Gaforrja

Jeta në çift do jetë si zakonisht sot. Mos kërkoni në asnjë moment të impononi mendimin tuaj, sepse situata mund t’ju dalë menjëherë jashtë kontrollit. Beqarët do jenë të paqëndrueshëm në mendime dhe nganjëherë më shumë impulsivë sesa duhet. Financat do jenë disi më të ekuilibruara.

Luani

Do jeni të dy në humor gjatë kësaj dite dhe klima në çift do bëhet edhe më pasionante sesa ka qenë. Beqarët do jenë të paqëndrueshëm në mendime dhe nuk do përfitojnë aq sa duhet nga ftesat që do t’u bëhen. Në planin financiar, një ndihmë e familjarëve do ua ndryshojë menjëherë situatën.

Virgjëresha

Ditë goxha e ndërlikuar kjo e sotmja për personat që janë në një lidhje. Beqarët ka rrezik të dashurohen pas disa personave që nuk mund t’ju sigurojnë asnjë të ardhme të qëndrueshme. Në planin financiar, gjendja do jetë e paqëndrueshme.

Peshorja

Mos u tregoni posesivë sot në jetën tuaj në çift, sepse partneri nuk do jetë aspak i duruar dhe debatet do jenë të zjarrta. Beqarët që ëndërrojnë të vendosin së shpejti një unazë në gisht do jenë me fat. Edhe gjendja financiare jo vetëm që do stabilizohet, por mund të ketë edhe disa përmirësime.

Akrepi

Nëse tregoheni besnikë dhe sa më të sinqertë me partnerin tuaj sot, marrëdhënia në çift do ketë përmirësime. Beqarët do kenë një ditë intensive dhe të mbushur me emocione. Me buxhetin duhet të merreni më tepër nëse doni ta mbani të stabilizuar.

Shigjetari

Dita e sotme do jetë me diell për çiftet. Do e harxhoni gjithë kohën e lirë për të diskutuar me partnerin. Beqarët do gjenden përpara një zgjedhjeje të vështirë, e cila mund t’ua ndryshojë tërësisht jetën. Gjendja e financave nuk do jetë as e shkëlqyer, por as e keqe. Gjithsesi, investimet duhet lënë për më vonë.

Bricjapi

Do i lini pas mosmarrëveshjet dhe debatet që keni pasur në çift dhe do filloni të mendoni vetëm për të siguruar një të ardhme të ndritur. Yjet do jenë në anën tuaj. Beqarët do e kërkojnë shumë larg dashurinë, pa e kuptuar se ajo ndodhet shumë më afër nga sa ata mendonin. 

Ujori

Çështjet e dashurisë do shkojnë mësë miri gjatë kësaj dite, si për ju që jeni në çift, ashtu edhe për beqarët. Do jenë planetët ata që do mendojnë në çdo moment t’ju kënaqin. Financat do jenë të mira vetëm nëse shpenzoni me kujdes dhe maturi.

Peshqit

Priten ndryshime të rëndësishme sot në jetën sentimentale të çifteve. Beqarët, nga ana tjetër, duhet t’i mbajnë këmbët në tokë dhe nuk duhet të ëndërrojnë gjëra të pamundura. Lëreni dashurinë të vijë vetë tek ju. Në planin financiar do jeni të kujdesshëm dhe nuk do keni probleme.

Xh.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria ndaloi përdorimin e monopatinave, si ju duket vendimi?