Shtetet e Bashkuara të Amerikës të enjten kanë futur në listën e zezë 10 individë, teksa kanë shpallur raundin e radhës të sanksioneve ekonomike në Ballkan. Sipas Web-faqes zyrtare të Thesarit amerikan, individët e sanksionuar janë nga Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.
Eksperti i sigurisë nga Kosova, Bedri Elezi i ftuar në emisionin “Sot Live në Shqipëri”, për Report Tv, zbuloi se për fat të keq në këtë listë janë të përfshirë edhe qytetarë të komunitetit shqiptar që jetojnë në Shqipëri, Kosovë apo Maqedoni.
“Në vazhdimësi SHBA ka publikuar listat e personave non-grata, ku fatkeqësisht ka edhe qytetarë të komunitetit shqiptar që jetojnë në Shqipëri, Kosovë apo Maqedoni. Kjo listë do të vazhdojë edhe më tutje”, tha Elezi.
Elezi analizoi dhe rolin e Serbisë, e cila si aleate e Rusisë, po mundohet të mbajë Ballkanin të tensionuar dhe ia ka arritur qëllimit.
"Kemi parë një vizitë të shefit të shërbimit sekret serb, dhe kryetarit të Bosnjes, të cilët kishin bërë në vizitë në Moskë tek Presidenti Putin, ku kishin marrë udhëzimet e duhura për të përgatitur eskalimin e situatës së sigurisë.
Serbia e cila është aleat i Rusisë, po mundohet të pëmbushë detyrimet që ka ndaj saj për të mbajtur Ballkanin të tensionuar dhe mund të themi se ja ka arritur, pasi kemi parë faktin që më 24 shtator ka pasur një sulm terrorist që u përfshinë një grup i madh i anëtarëve të grupeve terroriste, po ashtu edhe një arsenal armësh të cilat vërtetë ishin për të trajtuar një organizatë të fuqishme siç ishte ajo e datës 24 shtator.”, tha Elezi.
Më tej komentoi edhe deklaratën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, se Rusia mund të krijojë “kriza të reja” në Ballkan dhe Moldavi, në mënyrë që të largojë vëmendjen e botës nga lufta në Ukrainë.
'Kemi parë reagimin e kancelarit gjerman, Scholz, i cili kërkoi vigjilencë të lartë nga NATO dhe KFOR-i në Kosovë, deklarime të departamentit të SHBA-së. Në veri të Kosovës janë dërguar forca shtesë në 4 komuna me shumicë serbe si Britania, Turqia, Hungaria dhe kemi dislokim të brigadave shumëkombëshe në Kosovë drejt veriut. Pra ka lëvizje konkrete që argumenton poretendimet e Presidentit Zelensky”, tha Elezi.
Po ashtu eksperti Elezi shtoi se është evidente prezenca e forcave të inteligjencës së sigurisë së Rusisë, e cila është e shtrirë në Malin e Zi, Serbi, Bosnje, dhe në Maqedoni.
Ai tha se agjencitë e shërbimeve inteligjente të vendeve Ballkanike duhet të bashkëpunojnë ngusht për shkëmbyer informacione dhe koordinohen mirë me SHBA-në që do të zvogëlohet ndikimini rus”.
“Shërbimet sekrete ruse sidomos FSB dhe GRU janë prezente në Ballkan, sidomos në Malin e Zi, Serbi, dhe Bosnje. Mjaft mirë janë të shtrira edhe në Maqedoni. Ka edhe aktivitete të ndryshme në Kosovë dhe Shqipëri. Mund të themi se në Kosovë janë më të fokusuar për shkak të prezencës së ushtrisë amerikane të cilat operojnë më fuqishëm në territorin e Republikës së Kosovës. Kemi pasur raste edhe të personave të ndaluar ose arrestuar për aktivitete të ndryshme. Si psh në Shqipëri në një kazermë ushtarake dhe gjithashtu edhe rasti në Maqedoni që ka pasur tentime për të minuar paqen dhe sigurinë në ato pjesë. Edhe në Malin e Zi ku ka pasur përpjekje edhe për grusht shteti. Pra prezenca e forcave të inteligjencës së sigurisë së Rusisë është evidente”, tha Elezi.
Shikoni interesat e vendit si bejne shtetet e medha sepse na perdorin gjithmone per interesat e veta dhe kur nuk ju duhesh te flakin , vendet perendimore sot i bejne sanksione nje vendi dhe neser e kane partner keshtu qe duhet te mesojme nga ata dhe jo te perdoremi
Përgjigju